Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe

Здесь есть возможность читать онлайн «Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

  • Название:
    Një Flluskë Jashtë Kohe
  • Автор:
  • Жанр:
  • Год:
    неизвестен
  • ISBN:
    978-8-87-304833-6
  • Рейтинг книги:
    3 / 5. Голосов: 1
  • Избранное:
    Добавить в избранное
  • Отзывы:
  • Ваша оценка:
    • 60
    • 1
    • 2
    • 3
    • 4
    • 5

Një Flluskë Jashtë Kohe: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Një Flluskë Jashtë Kohe»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe  keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të  ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer...”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që  asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.
Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re  italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.

Një Flluskë Jashtë Kohe — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Një Flluskë Jashtë Kohe», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

«Mos bëj edhe ti si ata që sillen si budallenj për të mos shkuar në luftë, i dashur John!», bërtita. M’u përgjigj me një pikëpyetje të stampuar në fytyrë, pa thënë asnjë fjalë, «Vërtet nuk ke dëgjuar ndonjëherë të flitet se sa janë të mirë italianët në shtrat? Nuk do të doja kurrë të plagosja krenarinë tënde mashkullore, por mendoj se disa pyetje ndoshta ti mund t’i bëje, apo e kam gabim?». Fytyra e John-it u bë shumë serioze, pikërisht siç ndodhi po atë mëngjes dhe ndoshta edhe më shumë. Morra konfirmimin se kjo duhej të ishte një temë shumë delikate për të. Menjëherë e kuptova, duke dëgjuar rrëfimin e tij.

«Gruaja ime më ka lënë për një italian. Gjithçka që ndodhi midis tyre kishte filluar si një histori e pastër seksi, shumë vite para se të ndaheshim, pastaj u transformua në dashuri dhe u konkretizua me një shtatzani. Ai quhej Antonio, ishte një djalosh që vinte nga Avellino, një qytet në jug të Italisë që me siguri ke dëgjuar të flitet». Pohova me kokë, me qëllim për ta shoqëruar gjatë hapjes së tij ndaj meje. Edhe ai, mesa dukej, donte të nxirrte atë të keqe që mbante prej shumë kohësh në në zemrën e tij.

«Ai ishte më i ri se gruaja ime, nja dhjetë vjetë më i vogël».

«Tani gjithçka e kam më të qartë John. Pse vallë flet për të në të shkuarën?», pyeta, por me delikatesë ekstreme.

«Marrëdhënia e tyre ishte bërë e stuhishme. Ai donte të kthehej në Itali dhe ta merrte me vete, por gruaja ime nuk donte. Ai e la pasi mësoi se priste një fëmijë prej tij, vetëm disa muaj pas ngjizjes».

«Dhe ti si i di këto gjëra? Ke patur kontakte me gruan tënde ndërsa ata frekuentoheshin?».

«Sigurisht që jo. Por kisha njerëz që më informonin».

«Por, ti e lëndoje veten duke dashur të hetoje për të dhe për atë burrë, John».«Po, por unë e doja dhe nuk mund t’i dorëzohesha idesë se e kisha humbur». Kuptova gjendjen e tij shpirtërore, atë të një njeriu vërtet të dashuruar dhe të sprovuar nga një zhgënjim i fortë. Nëse gruaja e tij e kishte tradhtuar që pastaj ta kishte lënë ose nëse kishte vdekur përfundimisht nuk përbënte ndonjë ndryshim për të. Do të ishte e njëjta lloj dhimbjeje dhe i njëjti intensitet.

«Keni mbajtur domethënë raporte të mira, vërtet?».

«Vërtet. Ajo u kthye tek unë, duke më kërkuar që të fillonim përsëri bashkë, të rinisnim jetën tonë si çift. Unë i kam mbyllur disa herë derën në fytyrë, sidomos herët e para nuk mund ta shikoja as në sy. E shihja si një grua të pistë, brenda dhe jashtë trupit të saj. Jo aq shumë për pabesinë e saj ndaj meje, por më tepër për pafytyrësinë që tregonte ndërsa lutej për faljen time, në lot. Pastaj një mbrëmje e lashë të hynte në shtëpi për ta lënë të fliste dhe ajo më tregoi gjithçka, në detaje, pa mbrojtje. Ai më tregoi fije e për pe si shkuan gjërat midis tyre. Ajo mbeti shtatzënë gabimisht. Për fatin e saj të mirë, mendova në atë moment, duke parë llojin e njeriut që kishte marrë». Bëri një ndalesë, gjatë së cilës mbretëroi heshtja më absolute. Asnjëri prej nesh nuk mund të hidhte një fjalë.

«Nuk munde të pranosh fëmijën e tij si tëndin, vërtet?».

«Kështu është. Ndoshta jam një person i kufizuar, me mbyllje ekstreme dhe të rrezikshme mendore. Po vërtet nuk kam arritur të pranoj idenë se ajo grua, gruaja ime, po priste një fëmijë nga dikush tjetër».

«Tani fëmija rri me të?».

«Ai fëmijë nuk lindi kurrë. Sarah abortoi fshehurazi pasi e la Antonio, dhe para se të më komunikonte vendimin e saj».

«Pra ka bërë gjithçka për të të rifituar John. Deri sa arriti në abort. Për një grua nuk duhet të jetë një vendim i parëndësishëm për të marrë. Nëse ende ndieje diçka për të, përse nuk e lejove të kthehej për të qenë pjesë e jetës tënde?». Pati një pauzë tjetër, shumë më të gjatë, para se John të njoftonte një jo me një lëvizje të kokës dhe të përfundonte fjalimin e tij.

«Tani e kupton përse unë nuk jam një simpatizant për banorët e “Vendit të Bukur”».

«Por nuk mund ta përgjithësosh. Njerëzit nuk janë të gjithë njësoj, pavarësisht nga kombësia, kultura apo besimi i tyre fetar». Nuk m’u përgjigj, por ndjeva menjëherë se nuk ishte dakord me mendimin tim.

«Më fal për atë që të thashë këtë mëngjes».

«Ishte një projeksion i mendimit tënd, që e respektoj, por nuk pajtohem, asgjë më tepër Kate», m’u përgjigj, duke më dhuruar një buzëqeshje.

Fytyra e tij ishte kthyer e qetë dhe e ndritshme. Ndoshta ai shpërthim i kishte bërë mirë dhe na kishte afruar më shumë, duke na bërë pothuajse bashkëpunëtorë. Kishte ardhur rradha ime për të folur pastaj, për t’u hapur plotësisht me atë njeri të cilit fillova t’i besoj dhe që ndieja se e njihja pak më mirë, çast pas çasti, në një rritje të vazhdueshme.

Unë të flas dhe shpresoj që ti po më dëgjon, kudo që të ndodhesh. Sekreti yt është edhe i imi. Të shtrëngoj midis krahëve të mi kur je këtu, të mbaj në mendimet e mia kur je larg. Zgjidh të kalosh një jetë me mua i dashuri im, më merr në ditët e tua dhe më bëj gjithmonë pjesë të gëzimeve të tua ashtu si të bëj edhe unë pjesë të integruar të gëzimeve të mia. Sot, duke shëtitur përgjatë liqenit, pashë përsëri ato lule që ti mi solle atë ditë me shi, duke më dhuruar sërish buzëqeshjen dhe duke më grisur nga zemra atë trishtim që prej kohësh e kaplonte. Tani e di, ku kanë mbirë dhe janë rritur. Dhe e di edhe që ti ishe atje duke pritur që të rriteshin të forta dhe të bukura, që pastaj të m’i dhuroje. Unë jam veç një mëkatare e shkretë, mëkatoj për një dashuri që nuk mund ta shpreh ose ta ndaj me pjesën tjetër të botës, kështu që nuk jam për gjë. Një shaka e vërtetë nuk është kështu? Paguaj për një faj në sytë e të tjerëve të pa kryer dhe të pashprehur kurrë, konsumoj jetën time dhe emocionet e mia një ditë pas tjetrës, duke shpresuar gjithmonë në kthimin tënd tek unë. Në mbrëmje shikoj tek dritarja e dhomës sime dhe përqafoj hënën ndërsa me zë të lartë shqiptoj emrin tënd që edhe veshët e mi përveç zemrës sime të mund ta dëgjojnë. Drita e saj e butë hyn ëmbëlsisht në dhomën time ashtu siç bën ti kur hyn tek unë, duke më ngrohur zemrën dhe trupin me praninë tënde. Kthehem në shtrat, por është bosh dhe e perceptoj mungesën tënde. Kur ti vjen tek unë të më takosh, zhvishem nga gjithçka dhe kthehem të ndihem si një grua e vërtetë. Ndjej shumë uri brenda meje, lakmia e asaj dashurie që meritoj, por që ti duhet t’i japësh një gruaje tjetër për shkak të një premtimi të bërë përpara Zotit tonë. Më thuaj, si është të bësh dashuri me të? Për ç’farë mendon kur i dhuron asaj trupin tënd, edhe pse e di se ajo tashmë jeton në bollëk dhe nuk e kupton fatin që ka duke të patur pranë, ndërsa unë vuaj nga uria që çon në vdekjen e ngadaltë të shpirtit tim? Kthehu i dashur, jam këtu, unë të pres dhe gjithmonë do ta bëj.

KAPITULLI 6

Udhëtimi vazhdoi përmes bisedimeve që shkonin në tema të ndryshme, shpesh të ndërprera nga pushime të gjata e të heshtura dhe nga ndalesa në stacionet e shërbimit. Secili nga ne reflektonte në këto momente, duke u përpjekur ndoshta të mblidhte mendimet e veta para se tjetri të bënte lëvizjen e tij. Duhej edhe pak para se të mbërrinim në Joseph dhe ende nuk i kisha thënë asgjë vërtet të rëndësishme për mua, asgjë që të ishte realisht e rëndësishme dhe që ta ndihmonte vërtet të më kuptonte më mirë. Duhej ta bëja, nuk mund të prisja më tepër. Përndryshe do të kishte qenë pastaj e kotë të flisje, meqë një bisedë e tillë nuk mund të lihej përgjysmë. E hodha veten në boshllëk, duke shpresuar që të kapesha në kohë nga krahët e tij, para se të bija në tokë.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Обсуждение, отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x