Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe

Здесь есть возможность читать онлайн «Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

  • Название:
    Një Flluskë Jashtë Kohe
  • Автор:
  • Жанр:
  • Год:
    неизвестен
  • ISBN:
    978-8-87-304833-6
  • Рейтинг книги:
    3 / 5. Голосов: 1
  • Избранное:
    Добавить в избранное
  • Отзывы:
  • Ваша оценка:
    • 60
    • 1
    • 2
    • 3
    • 4
    • 5

Një Flluskë Jashtë Kohe: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Një Flluskë Jashtë Kohe»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe  keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të  ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer...”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që  asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.
Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re  italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.

Një Flluskë Jashtë Kohe — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Një Flluskë Jashtë Kohe», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

NJË FLLUSKË JASHTË KOHE

Botimi i Parë – Janar 2013

Ky libër është një vepër e fantazisë. Personazhet dhe ngjarjet janë sajesa të autorit ose që kanë për qëllim të japin vërtetësi ndaj tregimit. Çdo analogji me faktet, ngjarjet, vendet dhe njerëzit, të gjallë ose të vdekur, është absolutisht e rastësishme.

© Copyright 2013 – Andrea Calò

@ e-mail: andrea.calo_ac@libero.it

Përkthimi i Laureta Berberi

Andrea Calò

NJË FLLUSKË JASHTË

KOHE

۩

Roman

.

Përkthimi i Laureta Berberi

Për të gjithë ata të cilët e dinë

se kanë të paktën një ëngjëll

në Parajsë.

FALËNDERIME

Të shkruash një libër është sikur të nisesh në një udhëtim. Përgatiten valixhet, nisesh nga një pikë e caktuar dhe vazhdon duke u përpjekur të arrish pikën e mbërritjes, destinacionin e dëshiruar. Por, siç ndodh ndonjëherë gjatë një udhëtimi, grackat, gabimet, frikërat dhe të papriturat janë aty gati të na befasojnë, të na ndalojnë, ndonjëherë deri në atë pikë sa të na bëjnë të heqim dorë nga vazhdimi. Me ndihmën e njerëzve që na gjenden pranë ose të atyre që takojmë përgjatë rrugës, arrihet gjithsesi t’ia dalësh mbanë, ndonjëherë me lehtësi, herë të tjera me shumë mundim; por nuk mund të shkelësh kurrë mbi gabime, për të mos humbur investimin e bërë. Gjatë këtij udhëtimi kam patur disa njerëz afër meje, të gjithë më kanë nxitur dhe inkurajuar të vazhdoja rrugën, të realizoja atë ëndërr që prej shumë vitesh mbaja të mbyllur në një sirtar, duke më lejuar t’i hapesha plotësisht asaj, projektin tim.

Faleminderit gruas time Sonias, që më shumë se gjithkush ka besuar tek unë, gjithmonë, për leximin e duruar të bocave bërë që në fazat e hershme të përgatitjes së këtij teksti dhe për diskutimet frytdhënëse që kanë çuar në krijimin e fabulës së këtij romani.

Faleminderit prindërve të mi, që më kanë dhuruar jetën, më kanë rritur dhe shkolluar, duke lejuar që gjithë kjo të transformohej në realitet.

Dhe në fund, por jo e fundit, faleminderit ty Elena, që ke udhëzuar zemrën time dhe udhëhequr mendjen time gjatë gjithë këtij udhëtimi: këtu brenda ka vërtet një pjesë të madhe nga ty.

KAPITULLI 1

Mendoj që një histori si kjo e imja nuk është treguar kurrë. Ndoshta nga frika e gjykimit nga të tjerët, ose ndoshta nga ajo vello e hollë çmendurie që e shoqëron.

Quhem Katherine ose më shkurt Kate, më thonë që kam lindur tridhjetë e gjashtë vite më parë në New York, ku dhe akoma jetoj, me baba italian dhe nënë angleze. Pra gjaku im nuk është amerikan. Data e ditëlindjes sime është shtypur në pasaportë, pranë fotos sime dhe gdhendur me bojë mbi fotografitë e zverdhura nga koha që nëna ime bëri kur isha e vogël. Por, unë jam e bindur që kam jetuar më shumë, shumë më tepër. Ndoshta dyfishin e viteve të mia, nëse marr parasysh edhe ato që unë mendoj të jetuara nga gruaja që isha në jetën time të shkuar. I ruaj të qarta kujtimet, të radhitura me kthjelltësi në mendjen time sikur të flitej për jetën time të tanishme, iu kthehem atyre kur kam dëshirë ose ndiej nevojën ta bëj. Do të mendoni që unë jam një e çmendur e shkretë në një krizë identiteti dhe ndoshta keni të drejtë. Kështu mendonte edhe nëna ime, kur që e vogël i tregoja historitë e miqve të mi të mëdhenj me të cilët flisja dhe ndaja eksperienca dhe ndjenja që mund të jenë pjesë vetëm e jetës së një gruaje, jo të një fëmije. Flisja për njerëz që ajo thoshte se ekzistonin vetëm në mendjen time fëminore . Në vitet e para të jetës sime ajo e pranonte gjendjen time, identitetin tim të dyfishtë, duke ia veshur papjekurisë sime dhe lidhjes sime me lojën. Besonte, në fakt, që unë po luaja, që përpiqesha të interpretoja rolet e një personazhi të krijuar nga fantazia ime dhe që merrte jetë dhe formë përmes fjalëve dhe sjelljeve të mia. Madje, ndihej edhe krenare për gjithë këtë sepse në sytë e saj prej nëne krenare shfaqesha në gjithë unicitetin tim. Ishte e sigurtë, megjithatë, që me kalimin e kohës kjo lojë do të kishte mbaruar vetë ashtu siç kishte nisur, duke më lejuar të hidhja ngadalë hapin për t’u bërë grua. Por, nuk ishte kështu sepse kjo për mua nuk ishte aspak një lojë. Unë i njihja shumë mirë njërëzit me të cilët flisja dhe që ia përshkruaja sime mëje në detajet më të vogla, i shikoja vazhdimisht në ëndërr gjatë netëve. Një lojë nuk lë emocione kaq të forta ose plagë të hapura në shpirt, siç ndodhte në rastin tim. Nëna ime më çoi në mjekë të shquar të mendjes, të paguar mirë për t’i konfirmuar në fund mendime që ajo vetë i kishte tashmë. Ndihej e ngushëlluar nga konfirmimet e tyre për një shërim timin të ardhshëm. ‘Është vetëm një çështje kohe’, i thoshte i ndrituri i radhës. Dhe ajo besonte e përpiktë, pa u privuar kurrë nga ata lotë shpërthimi që i mbushnin sytë, çdo herë. Për të gjithë unë jetoja një identitet të dyfishtë. ‘Vetëm në këtë jetë’, mendoja unë herë pas here. Gjithmonë m’u ndalua të bëja ç‘farëdo gjëje që më lejonte të ripërshkoja të kaluarën time, atë më të largëtën, atë tashmë të zhdukur prej kohësh. Ndoshta më shumë nga frika e nënës sime se një ditë të bukur do zbulonte që vajza e saj e çmendur kishte pasur gjithmonë të drejtë dhe jo për një akt real mbrojtjeje ndaj meje. Ndërsa e vështroja të palëvizur në shtratin e vdekjes, të qetë në fytyrë nga pushimi i përjetshëm që sapo e kishte kapur, kuptova që edhe unë duhej të kisha kaluar përmes asaj faze, edhe pse ndihesha plotësisht e paaftë ta përfaqësoja, ta përshkruaja dhe t’jua tregoja të tjerëve, përveçse vetes sime. Dhe nuk mundja më t’ju bëja dëm me shfaqjen e mendimeve të mia, me dëshirën time për të zbuluar veten time tjetër tashmë të zhdukur prej shumë kohësh.

Jam bllokuar nga një kohë e përjetshme, e burgosur e një flluske transparente. Mijëra sfera të tjera celuloze levitojnë në ajër, duke mbështjellë të tjerë individë që, si unë, lëvizin rëndshëm brenda. Të gjithë përreth, si një tufë konfuze kafshësh, një grup njerëzish shfaqen përpara flluskave të mëdha: kërkojnë një pikë për t’u kapur dhe me sy lutës, lëvizin buzët dhe thonë fjalë që nuk arrij t’i kuptoj. Të largëta por të qarta janë kujtimet, si ëndrrat e harruara kur sapo zgjohem, por të qarta deri një moment më parë. Prekin mendjen time duke e turbulluar: edhe unë, për disa vite, duhet të kisha qenë atje jashtë, por nuk arrij të lidh kohën me imazhet dhe gjithçka mbetet në nivelin e luhatshëm të përshtypjes.

Kujtesa ime është një zbrazëti që herë pas here popullohet me imazhe bardhë e zi. Dhe nuk ka hapësirë as për një kujtim, në një zbrazëti kur kërkohet nga vullneti im. Përpiqem t’i paralajmëroj njerëzit për ndjenjat që provoj për t’i larguar, por nuk duket se më dëgjojnë ose shikojnë. Jam plotësisht e izoluar. Ata që janë jashtë, edhe pa më parë, tregojnë drejt meje në mënyra të çuditshme. Disa përkëdhelin sferat, të tjerët mbështesin kokën në to, duke u përpjekur të kapin çdo lëvizje minimale, ndërsa të tjerët ende buzëqeshin pa një motiv të dukshëm. Brenda meje rritet dyshimi se po marr pjesë në një shfaqje të vënë në skenë nga krijesa imagjinare: zhvendosje të mendjes në ndërgjegjen time të kaluar, të tashme dhe të ardhme, lojëra nga një e kaluar e harruar por jo e panjohur dhe të kthyera drejt një të ardhmeje të pasigurt. Nuk e di se ç’farë tregojnë fjalët që mendoj, ndoshta janë vetëm njohuri atavike, të mbetura për shekuj në nivel papërgjegjshmërie, por duken më të përshtatshmet për të shprehur atë që ndiej.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Обсуждение, отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x