Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe

Здесь есть возможность читать онлайн «Andrea Calo' - Një Flluskë Jashtë Kohe» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

  • Название:
    Një Flluskë Jashtë Kohe
  • Автор:
  • Жанр:
  • Год:
    неизвестен
  • ISBN:
    978-8-87-304833-6
  • Рейтинг книги:
    3 / 5. Голосов: 1
  • Избранное:
    Добавить в избранное
  • Отзывы:
  • Ваша оценка:
    • 60
    • 1
    • 2
    • 3
    • 4
    • 5

Një Flluskë Jashtë Kohe: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Një Flluskë Jashtë Kohe»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe  keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të  ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer...”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që  asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.
Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re  italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.

Një Flluskë Jashtë Kohe — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Një Flluskë Jashtë Kohe», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

«Por si guxoni? Pa dëgjo këtë! Më patë vetëm pesë minuta më parë për herë të parë dhe tashmë e lejoni veten të shprehni konsideratat tuaja personale për personin tim. Kush jua dha gjithë këtë besim? Mos i lejoni kurrë më vetes liri të tilla, John Beal!». Isha e tërbuar si një dem përballë një çarçafi ngjyrë të kuqe gjak, por në zemrën time ndihesha edhe e kënaqur që isha vënë re për diçka fizike. Edhe pse nuk do t’ia kisha thënë kurrë, më pëlqente pafytyrësia e treguar nga ai burrë.

«Shumë mirë zonjushë, shikoj që e mbani mend mirë emrin tim të plotë! Mund të shkojmë tani?».

«Po, shkojmë. Është më mirë!».

I ftohti ishte me të vërtetë shpues jashtë terminalit. Për fat të mirë nuk kishte shumë lagështi në ajër, gjë që e bënte të durueshme temperaturën. Zgjata hapin për të ndjekur burrin dhe menjëherë rrëshqita. Nuk kisha këpucët e duhura dhe asfalti ishte i mbuluar me njolla nga copa të holla akulli.

«Ju lutem, ndaloni këtu!». John u kthye duke shfyrë, duke pyetur veten për arsyen e kërkesës sime, por menjëherë e kuptoi.

«Keni probleme me këpucët, apo jo? Para se të niseshit nuk u interesuat mbi kushtet meteorologjike? Të gjithë e dinin për stuhinë e dëborës në Portland. Në rregull, është e kotë të flasim për këtë tani. Keni këpucë më të rehatshme me vete?».

«Në valixhe, por do më duhej të nxirrja jashtë të gjitha rrobat këtu në mes të rrugës, do më duhej shumë kohë dhe nuk kam aspak dëshirë. Do përpiqem të kem kujdes», e sigurova.

«Përndryshe mund t’ju mbaj në krahë, nëse dëshironi. Si thoni Katherine?». Ishte i paturp, por edhe i sjellshëm. Sidoqoftë atë mbrëmje gjendja ime shpirtërore nuk më lejonte të shprehja asnjë ndjenjë mirësie.

«Ose mund të shkoni të merrni makinën tuaj ndërsa unë po ju pres këtu, me valixhen time. Si thoni zoti Beal?», replikova me të njëjtën paturpësi.

«Do të vij shpejt. Ndërkohë, kujdesuni të mos merrni të ftohtë, përndryshe pushimet tuaja në Wallowa do t’i kaloni në shtrat me temperaturë». Eci drejt makinës së tij pa u kthyer, duke kaluar rreshtat e makinave dhe pick-up-et parkuar në sipërfaqen e madhe. Mendova se ndoshta nuk po bëja gjënë e duhur, kisha patur pak përvoja me meshkujt dhe të gjitha të përfunduara keq. Më kishin bërë të vuaj, asnjë nuk kishte arritur të më pranonte për atë që jam. E ndoqa John-in me shikim derisa nuk arrita më ta shihja dhe në atë moment fillova të frikësohem se nuk do ta shihja kurrë më. Ndoshta imazhi i John-it ishte vetëm një projeksion i jetës sime të kaluar, domethënë joreal. Kisha pranuar një pasazh nga një fantazmë? U drithërova nga ideja. Shikoja kudo njerëz rreth meje që hynin dhe dilnin nga Terminali ndërsa bisedonin dhe buzëqeshnin. Disa diskutonin me gjallëri midis tyre, por të paktën nuk ishin të vetmuar, të braktisur në veten e tyre, siç ndihesha unë. Mbylla xhaketën mirë dhe mbështolla rreth qafës një shall që kisha futur më parë në çantë. Nuk kisha qenë plotësisht e papërgatitur, mesa duket. Pastaj shkretëtira. Llampa e madhe që ndodhej pikërisht përpara meje reflektonte dritën e saj në dëborë, duke e bërë të shkëlqejë sikur të ishte pluhur diamanti. Mendova se sa shumë i pëlqeja kur isha e vogël gjërat që shkëlqenin, i thoja nënës sime se kur të rritesha do kisha dashur të kisha shumë stoli të çmuara. “Sigurisht që do kesh shumë”, më përgjigjej gjithmonë, ndërsa përkëdhelte flokët e mi të gjatë, të zinj.

Në fund të rrugës pashë dy fenerët e një makine që largoheshin gjithnjë e më shumë mes tyre, ndërsa automjeti afrohej. Ishte një pick-up dhe brenda ishte John që e ngiste. Nuk e imagjinon sa e kënaqur jam që po të shoh përsëri në këtë moment , mendova me vete, ndërsa John zbriste nga makina për të ngarkuar sipër valixhen time. Vetëm në atë moment vura re se kishte lënë atje me mua edhe të tijën, më parë nuk e kisha kuptuar, e zhytur siç isha në mendimet e mia. Ai më kishte besuar, më shumë sesa kisha bërë unë në lidhje me të. Do doja t’i thoja faleminderit, por buzët e mia nuk arritën t’i jepnin shtytje instinktit tim, duke mbetur të ngjitura midis tyre. Hipa në makinë ndërsa John po rregullonte bagazhet tona.

«A ju pëlqen temperatura e ajrit, Katherine?».

«Është mirë, e dua të ngrohtën, mos u shqetësoni», arrita të thoja, edhe një herë pa falënderuar. Përse e kisha kaq të vështirë ta bëja? Ç’farë nuk funksiononte tek unë?

«Ky atëherë nuk është vendi i përshtatshëm për ju, nëse jo në kohë të caktuara të vitit», thërriti duke buzëqeshur, «këtu bën goxha ftohtë. Nisemi?». Dakordësova vetëm me një lëvizje të kokës.

Vuri në lëvizje makinën dhe përparuam me ngadalë drejt daljes së aeroportit, pa folur. Edhe pse John ishte sjellë në atë mënyrë aq të sjellshme në lidhje me mua, më shikonte dhe buzëqeshte, unë nuk arrija akoma t’ia ktheja.

KAPITULLI 3

Notat e këngës ‘ Strangers in the night’ të Frank Sinatra-s zbusnin heshtjen e zbrazët të lënë nga zërat tanë. Në çdo kryqëzim me semfor të kuq, John më shikonte dhe çdo herë dukej sikur donte të më bënte pyetje. Unë kisha frikë se do më bëhej ajo që do kishte qenë pyetja më e vështirë për t’u përgjigjur. Sjellja ime josociale dhe pak e respektueshme ndaj tij, që më kishte mbrojtur në një farë mënyre deri në atë moment, nuk zgjati shumë.

«Ç’farë ju solli këtu Katherine?», pyeti ndërsa ia hidhte shikimin rrugës. Meqenëse nuk kisha pse të këmbeja shikimin e tij me timin dhe meqënëse pyetja nuk ishte aq kompromentuese, mendova se mund të jepja edhe një përgjigje të paqartë dhe ai nuk do t’i jepte shumë rëndësi. Gabohesha.

«Doja të ndryshoja ajrin, të bëja një udhëtim nga këto anë të pavizituara kurrë në jetën time. Më kanë folur shumë mirë miqtë e mi në New York».

«Nuk besoj të jetë vetëm kjo, nëse më lejoni», u përgjigj. Nuk e kisha bindur aspak, ishte më se e dukshme. Në fund të fundit kurrë nuk kisha treguar se kisha cilësi të lindura aktoreje dhe gënjeshtra nuk ka qenë kurrë me të vërtetë pika ime e fortë. Megjithatë, si gjithmonë, nuk isha e gatshme të hiqja dorë duke pasur parasysh kokëfortësinë time, ndoshta veçoria ime e vërtetë dhe unike.

«Po ju ç’farë dini? Një grua nuk mund të vendosë në një moment të mbyllë shtëpinë dhe të bëjë një udhëtim të bukur? Mendoni se më njihni aq mirë? Nuk dini asgjë për mua, në fund të fundit, apo jo Beal?».

«Unë them thjesht që nuk është vetëm kjo. Ju nuk jeni një grua e qetë në këtë moment, tregoni frikë ndaj diçkaje, jepni idenë e të ndodhurit këtu në kërkim të diçkaje që keni frikë mos nuk e gjeni ose, përkundrazi, të mbeteni e tronditur në rast se do gjeni atë që kërkoni. Një grua që ikën nga ose drejt diçkaje. Pikërisht kjo, ju dukeni një grua që po ikën nga diçka me këmbët zdrënkthi. Sidoqoftë, ju kërkoj falje, këto nuk janë punët e mia dhe për këtë keni të gjitha arsyet e botës, më falni».

Ramë në heshtje, një memecëri e sikletshme. Më bezdiste që John kishte gjithë atë respekt për mua, për mendimet e mia dhe për privatësinë time. Mendova se të përpiqesha ta njihja pak ndoshta nuk do të më shkaktonte probleme. Ndoshta do mund ta falënderoja në fund të udhëtimit tonë.

«Dhe ju pse jeni këtu John? Jetoni në Portland?». Menjëherë mendova se, me sjelljen time, ai mund të prekej nga pyetja ime. Pse vallë ai mund të bëj pyetje dhe unë jo? «Sigurisht, jeni i lirë të mos përgjigjeni nëse nuk e mendoni të përshtatshme». John më pa dhe duke bërë një buzëqeshje goditi në shenjë.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Një Flluskë Jashtë Kohe» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe»

Обсуждение, отзывы о книге «Një Flluskë Jashtë Kohe» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x