Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit

Здесь есть возможность читать онлайн «Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

Kriteri I Leibnizit: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Kriteri I Leibnizit»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Një zbulim i rastësishëm shkencor është fillimi i një aventure tronditëse që shtyhet menjëherë drejt kufijve të shkencës dhe tenton  ti tejkalojë ato. Protagonistët sillen nëpër shtigje të pazakonta, të papritura, dhe përballen me situata plotësisht jashtë të zakonshmes. Aventura e shkencës dhe e teknologjisë  bëhet edhe aventurë e brendshme për disa nga ata, duke zbuluar pamje të intimitetit dhe seksualitetit të tyre të panjohura më parë. Në një  sekuencë të pasur me ngjarje emocionale dhe drastike, historia përfshin lexuesin dhe e mban në ankth nga fillimi deri në fund.

Kriteri I Leibnizit — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Kriteri I Leibnizit», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

7 Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом. . Do ishit kaq e sjellshme të më telefononi, sa të kthehet? Është shumë e rëndësishme.> pyeti i kënaqur Drew.

‘E pabesueshme.’ mendoi Drew, ‘Maoko e dinte që Kobayashi do të kthehej për pak megjithatë kishte recituar aktin e pendimit. Një perëndimor thjesht do të kishte thënë: "Prit një moment se po vjen." Kemi vërtet shumë për të mësuar nga japonezët, në lidhje me edukatën.’

Kobayashi filloi gjallërisht në telefon, <���Ç’farë të shtyn të telefonosh një ngrënës orizi si unë?>

Kobayashit iu bë qejfi.

i shpëtoi Kobayashit, por u përmbajt shpejt.

Drew e dinte për fitoren e Novak kundër Kobayashit, por jo, nuk kishte një tjetër zgjidhje.

Kobayashi u dorëzua.

Drew ishte i ngazëllyer.

8 Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом. >

Drew ishte jashtëzakonisht i çliruar që kishte arritur të siguronte pjesëmarrjen e Kobayashit pavarësisht vështirësive që e dinte që do dilnin, dhe vendimi për të angazhuar Maokon, zbuluar nga kolegu, ishte karta fituese për një bashkëjetesë të pranueshme në brendësi të grupit të kërkimit.

Kultura japoneze e vendoste akoma gruan në pozitë vartëse në lidhje me burrin, prandaj ishte normale që Kobayashi nuk e shikonte me sy të mirë super të emancipuarën Jasmine Novak. Maoko do t’i kishte dhënë Kobayashit përshtypjen se është ai që përcakton kontrollin dhe në të njëjtën kohë do të ishte përballur me efikasitet me Novak, si nga ana shkencore ashtu dhe ajo njerëzore, me paqe për të gjithë dhe për arritjen e projektit.

Tani, Kamaranda-n.

Telefoni tringëlliu, pastaj një zë femëror u përgjigj direkt në anglisht:

Toni ishte tepër indiferent.

<���Është poshtë banianit duke medituar.> Dukej mjaftueshëm e bezdisur.

Drew kaloi në sulm, i paduruar.

Aspak e impresionuar, gruaja u nxeh akoma më shumë.

Drew humbi kontrollin.

Ajo reagoi, dhe që çke me të.

Dhe mbylli telefonin dhunshëm.

Drew ishte i tërbuar. E pa veten me receptorin memec në dorë; nga inati pati impulsin ta godiste mbi tavolinë si një çekiç, por morri frymë thellë, mbylli sytë dhe u qetësua shumë shpejt.

Pikërisht me nipërit e viktimave të kolonializmit duhej të përballej, atë mëngjes! Dhe sa anglishte perfekte që fliste: dukej si banore e Birminghamit! Nuk e njihte shumë historinë, por: në kohën e Gandhit, kur mesa duket të afërmit e saj kishin vuajtur represionin anglez, kishte mbret, jo mbretëreshë.

Sidoqoftë, tani si do t’ia bënte? Ajo do të futej midis atij dhe Kamarandas dhe nuk do t’ia kalonte kurrë në telefon. Dhe ai nxitonte, dreqin!

Për më tepër, gruaja duhej të kishte parë numrin në ekranin e telefonit dhe të kishte kuptuar që telefonata vinte nga Britania e Madhe: prandaj ishte përgjigjur në anglisht. Tani do të ishte vigjilente dhe të telefonoje përsëri do të kishte qenë e kotë dhe antiproduktive.

Në atë çast hyri Marron. Kishin lënë takim në orën tetë në studion e Drew-së dhe djali ishte i përpiktë. I erdhi një ide.

Drew filloi të shpresonte.

Marronit kërkesa iu duk pak e çuditshme, por duke njohur natyrën e Drew-së nuk bëri pyetje. Nxorri nga telefoni celular numrin e mikut dhe përdori telefonin fiks të Drew-së për të telefonuar.

Chatham u përgjigj menjëherë. Sapo kishte mbaruar së ndjekuri mësimin e fundit të ditës dhe qe i lumtur që do bënte një shëtitje në kërkim të Kamarandës së ndritur. E gjeti pikërisht poshtë banianit, me shprehitë e përqëndruara të një guruje në meditim. I referoi mesazhin dhe, dhjetë minuta më pas, telefoni i Drew-së po tringëllinte.

Indiani ishte një tip sintetik që shkonte drejt e në temë pa shumë zbukurime.

Drew u qetësua. Nga telashi në të cilin ishte ngatërruar, edhe pse jo plotësisht për faj të tij, kishte dalë falë zellit të dy studentëve. Ishin të zotë, ata djem.

Ndërsa ecnin përgjatë korridorit të drejtuar për tek pika e freskimit, Marron nuk i rezistoi kureshtjes:

Nuk i tregoi për atë shtrigën e telefonatës; mundej që, në fakt, Kamarandës t’ia kishin dhënë atë grua vetëm se mund të ishte e afërme e ndonjë personazhi të rëndësishëm, edhe pse plotësisht e paaftë si bashkëpunëtore. Ishte e mundur që matematikani të ishte në ndikimin konstant të saj dhe mundësia për të ‘ikur’ në Manchester t’i ishte paraqitur si një ankorë e papritur shpëtimi. Po t’i tregonte Marronit debatin me gruan, do t’i duhej t’i shpjegonte edhe arsyet e inatit të saj; pasi studenti ishte i zi, Drew mendonte që ishte më mirë të mos ngatëroheshin me epokën koloniale me paudhësitë e saj, sigurisht jo më pak të rënda se dëmet e bëra ndaj popullsive afrikane deportuar në skllevëri. Marroni mund të ishte shqetësuar ose të irritohej, gjë që nuk do ishte produktive për klimën që do mbizotëronte në grupin e kërkimit. Më mirë të mos i zbulonin çështje të tilla.

Pika e freskimit ishte e pajisur me gjithçka të nevojshme për të përgatitur çajin klasik anglez, me disa ibrikë çaji, filxhanë të ndryshëm, furnelë për zjerjen e ujit, llojet kryesore të çajrave paraqitur si me zarf ashtu edhe me gjethe, komplete të ndryshëm, sheqer dhe një llojshëri diskrete pastash të paketuara. Nuk mund të mungonte qumështi, që shtohej rigorozisht në fund të përgatitjes. Sipas praktikuesve të ortodoksisë të çajit origjinal, anglezët kishin shkatërruar atë pije të bukur duke i shtuar qumështin, gjë mundësisht e vërtetë, po nëse atyre iu pëlqente kështu, pse të mërzitesh? Shijet janë të ndryshme: ç’farë do të duhej të thonin italianët, atëherë, meqë amerikanët gatuajnë picën edhe në zgarë?

Drew vuri ujin të zjejë, e rrotulloi paksa në ibrik për ta ngrohur në brendësi, e zbrazi dhe hodhi brenda tre lugë të vogla me Darjeeling gjethe, të preferuarin e tij: një lugë të vogël për çdo filxhan dhe një për ibrikun, sipas traditës. Shtoi ujin e përvëluar dhe e la të qetë për katër minuta, kohë e nevojshme për të arritur përqëndrimin ideal për të.

filloi Marroni,

Marron morri kutinë me pasta të vogla ndërsa Drew mbushte filxhanët. U ulën në një tavolinë dhe pinë çajin, duke kryer kështu atë rit aq të dashur për anglezët që të jep një kënaqësi që ngrihej nga të shprehurit të një prej aspekteve thelbësore të shpirtit britanik.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Kriteri I Leibnizit»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Kriteri I Leibnizit» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit»

Обсуждение, отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x