Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit

Здесь есть возможность читать онлайн «Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

Kriteri I Leibnizit: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Kriteri I Leibnizit»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Një zbulim i rastësishëm shkencor është fillimi i një aventure tronditëse që shtyhet menjëherë drejt kufijve të shkencës dhe tenton  ti tejkalojë ato. Protagonistët sillen nëpër shtigje të pazakonta, të papritura, dhe përballen me situata plotësisht jashtë të zakonshmes. Aventura e shkencës dhe e teknologjisë  bëhet edhe aventurë e brendshme për disa nga ata, duke zbuluar pamje të intimitetit dhe seksualitetit të tyre të panjohura më parë. Në një  sekuencë të pasur me ngjarje emocionale dhe drastike, historia përfshin lexuesin dhe e mban në ankth nga fillimi deri në fund.

Kriteri I Leibnizit — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Kriteri I Leibnizit», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

McKintock e kishte parë me dyshim atë performancë. Asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë një gjë të tillë. As nuk e dinte që një grua mund të ishte e aftë për gjithë këtë.

Cynthia u palos, orgazma mbaroi dhe frymëmarrja e saj u bë e rregullt. E pa në fytyrë me sytë që i lëshonin drita dhe i lëshoi një shpullë të fortë në faqen e majtë.

bërtiti, pastaj u shkëput nga ai dhe u lëshua në krevat në shpinë, dhe e zuri gjumi menjëherë.

McKintock nuk lëvizi asnjë muskul dhe qëndroi i poshtëruar duke parë tavanin, me faqen që i digjte si një qymyr i ndezur.

Kishte ejakuluar sapo Cynthia kish filluar të përshpejtonte.

Natë e thellë.

Cynthia e kishte gjumin të lehtë dhe u zgjua menjëherë, kur truri i saj perceptoi një ndryshim në zhurmën e sfondit. Deri atëherë dhoma kishte mbetur pothuajse e qetë, por tani një zë po murmuriste diçka.

Duke rrotulluar kokën, Cynthia kërkoi origjinën e atij zëri, dhe në dritën e mbetur ndezur pa McKintock-un që po fliste në gjumë. Ishte akoma i shtrirë siç e kishte lënë ajo, me robdishan të hapur veshur, dhe timbri i tij i zërit bëhej gjithnjë e më i dallueshëm pas çdo fjale që shqiptonte:

atë virgjëreshë me furkë të artë

që ndoqi dhe gjuajti drerë

motrën e vetë Apollos me shpatë të artë,

ajo mbi male të errëta dhe maja me erë

kënaqet në gjueti,

tërheq harkun e artë dhe hedh shigjeta vdekjeprurëse..>

Cynthia njohu menjëherë Himnin Homerik numër XXVII, titulluar ‘Artemisës’ dhe kushtuar perëndeshës.

E njihte shumë mirë, pasi nga të gjitha himnet që ishin shkruar për nder të Artemisës ky ishte i preferuari i saj.

McKintock vazhdonte i patrazuar, sikur po recitone mësimin:

dhe pylli i hijezuar jehon frikshëm

me britmat e bishave.

Tunden toka dhe deti si peshq

por perëndesha me zemër të fortë

shtyhet kudo me dhunë

duke e zhdukur racën e bishave.>

Në të vërtetë recitimi ishte intensiv dhe shprehës, prezent. Në mendjen e McKintock kjo këngë duhej të ishte ngulitur me gjithë interpretimin që i përshtatej, pra gjithë kjo dilte edhe gjatë këtij recitimi të pavetëdijshëm.

dhe gëzoi shpirtin e saj

ndalon harkun e lakuar mirë,

dhe shkon drejt shtëpisë së madhe

të vëllait të dashur Febo Apollo

të zonës më prodhimtare të Delfit

për të përgatitur vallen e bukur

të Muzave dhe të perëndeshave.>

Këtu Cynthia filloi të recitojë nën zë, duke pasuar McKintock-un.

dhe kryeson e udhëheq vallet,

përgatitur bukur,

ndërsa zërat hyjnisht të bukur

këndojnë një himn në Leto me këmbë të bukura

ndërsa një vajzë e sjellë në këtë botë

superiore ndaj të pavdekshmëve,

e mbrojtur dhe e shkëlqyeshme në vullnet.

shëndet ty

bijë e Zeusit dhe Letos me flokë të bukur

Sidoqoftë unë do të kujtoj dhe do të celebroj

me një këngë tjetër.> 4 Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.

Himni kishte mbaruar, i lavdishëm dhe i mrekullueshëm, duke i lënë brenda një kënaqësi të thellë.

Shumë vite më parë kishte kërkuar origjinën e emrit të vetë dhe ishte përplasur tek Artemisa; ishte apasionuar aq shumë pas mitit saqë kishte mësuar përmendësh gjithçka që i përkiste, dhe ishte shumë e kënaqur që McKintock e lavdëronte edhe në gjumë. U ngrit ulur në shtrat, lakuriq siç ishte, dhe buzëqeshi me mëmësi duke parë burrin që flinte. Morri mbulesën e vendosur afër jaskëkut, e hapi dhe e shtriu me delikatesë mbi trupin dhe këmbët e McKintock-ut, duke e mbuluar, pastaj u fut në shtresa, fiku dritën dhe u kthye në brinjë, dhe menjëherë e zuri gjumi.

Për atë takim të tyre të parë po mendohej McKintock, ndërsa mbyllte pas vetes derën e zyrës së tij, atë mbrëmje.

Cynthia i kishte ndryshuar jetën, dhe që prej një viti nga ajo anë ai kishte filluar të ndihej një burrë më i plotësuar, më i lumtur. Mesatarisht një herë në javë shkonte të kalonte natën tek ajo, në Liverpool, dhe kur dita e caktuar vinte, problemet e ditës ishin më pak të rënda, madje arrinte edhe t’i merrte disa prej tyre me filozofi. Zakonisht, në fakt, të gjitha problemet, të vogla dhe të mëdha, për atë ishin pengesa me të njëjtën rëndësi që duheshin larguar absolutisht sa më shpejt, dhe ndonjëherë impenjohej aq shumë sa bëhej posesiv. Po kur e dinte që në mbrëmje do të shkonte tek Cynthia vizioni i tij ndryshonte pak, ishte më i relaksuar, dhe pengesat më të vështira kalonin në plan të dytë, madje ndonjëherë i shtynte për ditën tjetër.

Doli nga ndërtesa dhe morri makinën. Hyri në Oxford Road,

që kalonte në mes të kompleksit universitar në drejtim vertikal, dhe u drejtua në veri. U kthye në të djathtë në Booth Street East dhe pak më vonë u kthye në të majtë në Upper Brook Street. Një spostim i shkurtër dhe pastaj përsëri majtas për tu ngjitur mbi rampën e hyrjes në mbikalimin e Mancunian Way. Trafiku ishte mesatar, në atë orë, dhe një shi i vogël i lehtë dhe i vazhdueshëm lagte xhamin mbrojtës të makinës; fshirësja e xhamit mbante me lehtësi një shikim perfekt.

Nga Mancunian mund të shikonte pak nga Manchesteri i tij, qyteti në të cilin kishte lindur, dhe e donte më shumë se çdo qytet tjetër. Por, nuk mund të shpërqëndrohej shumë, sepse kjo rrugë ishte e njohur për numrin e madh të aksidenteve.

Motori ishte goxha i ngrohtë dhe kondicioneri filloi të nxirrte ajër të vakët në makinë.

Mancuniani u bë Dawson Street dhe që aty McKintock u kthye në të majtë në Regent Road. Tek rrethrrotullimi vijoi drejt në M602, që fillonte në atë pikë, dhe filloi të relaksohej.

Ndezi radion dhe e sintonizoi në kanalin që në atë orë transmetonte lajmet.

<... manifestimet e studentëve në Sheshin Tien An Men nuk duket se po pakësohen. Kjo ditë e tretë e demonstratës ka regjistruar përleshje të shumta dhe dyndje të policisë. Disa studentë janë arrestuar, ndërsa gazetarët janë mbajtur në largësi të konsiderueshme. Akoma është e ndaluar të bësh fotografi ose xhirime televizive. Kërkesa urgjente për demokraci duket nuk gërvisht murin e qëndrueshmërisë që qeveria kundërshon, ndërsa shtypja rezulton të jetë akoma përgjigjja e vetme ndaj rradhëve paqësore përgjatë sheshit...>

‘Të shkretët,’ mendoi McKintock, ‘vërtet e kanë keq, këta. Do të donin vetëm pak liri dhe marrin veç shkopinj. Dhe ushtarët duhet të gjuajnë me shkopinj, ndryshe nuk ushqehen dhe i rrahin edhe ata pastaj, ose më keq. Është larg Kina, nga ne, në të gjitha kuptimet...’

Në atë moment kujtoi takimin me Drew.

Po, Drew, që si papritur kishte nxjerrë jashtë nga kapelja atë zbulimin e tij, së bashku me atë studentin me ngjyrë. Si quhej? Nuk e mbante mend. Por implikimet i mbante mend që çke me të. Nëse në të vërtetë kishte një zbatim tregtar për atë zbulim, do të kishte qenë shumë e nevojshme për universitetin. Që kur qeveria Howard kishte vendosur t’i ndërpriste fondet Universitetit të Manchesterit për tu dhënë një sasi më të madhe të tjerëve, ai përpiqej të mbante universitetin në nivelin e mëparshëm, por ishte praktikisht e pamundur. Çdo lloj aktiviteti kishte një kosto, dhe nëse kostoja nuk ishte e mbuluar aktiviteti nuk mund të kryhej. Pa debate. Pa apelime. Duhej hequr dorë. Dhe lulja në brimën e gjilpërës të sistemit universitar britanik po rrëshqiste në plan të dytë. Ishte një gjë e padëgjuar, absurde, megjithatë kështu ishte.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Kriteri I Leibnizit»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Kriteri I Leibnizit» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit»

Обсуждение, отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x