Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit

Здесь есть возможность читать онлайн «Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

Kriteri I Leibnizit: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Kriteri I Leibnizit»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Një zbulim i rastësishëm shkencor është fillimi i një aventure tronditëse që shtyhet menjëherë drejt kufijve të shkencës dhe tenton  ti tejkalojë ato. Protagonistët sillen nëpër shtigje të pazakonta, të papritura, dhe përballen me situata plotësisht jashtë të zakonshmes. Aventura e shkencës dhe e teknologjisë  bëhet edhe aventurë e brendshme për disa nga ata, duke zbuluar pamje të intimitetit dhe seksualitetit të tyre të panjohura më parë. Në një  sekuencë të pasur me ngjarje emocionale dhe drastike, historia përfshin lexuesin dhe e mban në ankth nga fillimi deri në fund.

Kriteri I Leibnizit — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Kriteri I Leibnizit», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

McKintock e pa duke pirë, i tronditur nga eksitimi ashtu si gjithë herët e tjera. Kur pinte lëngun e frutave, Cynthia ngrinte mjekrën dhe gëlltiste ritmikisht me lëvizje të fytit aq sensuale saqë ai kapej nga një frenezi e çmendur për ta zotëruar, penetruar me gjithë qënien e tij dhe ta mbushte me veten. Ajo e dinte shumë mirë të gjithë këtë, dhe luante duke e ngacmuar e sinqertë dhe e ligë si gjithë gratë sexy dhe të ndërgjegjshme për sex-appeal-in e tyre. Kur gota e madhe ishte bosh Cynthia e anoi kokën më tepër për nga lart dhe i rrëzoi pikat e fundit të mbetura direkt mbi gjuhë, duke e ditur mirë që në atë moment McKintock do kishte arritur kulmin e eksitimit. Ai në fakt ishte bërë i kuq si një spec dhe shtrëngonte fort bordin e tavolinës me duart me nyjet të zbardhura nga kontraktimi muskular.

Pas pikës së fundit Cynthia uli gotën mbi tavolinë me forcë. Zhurma e fortë e shkundi McKintock-un dhe e bëri të shqyejë sytë, i paduruar.

belbëzoi ai.

deklaroi ajo duke i treguar orën e varur në mur.

Dalngadalë, dhe mekanikisht, McKintock ktheu shikimin drejt orës, si një automat, dhe papritur i ra ndërmend sa vonë qe. Shtatë e gjysmë! Duke iu dashur të kalonte në supermarket do të ishte kthyer në Manchester mëngjesin tjetër! Universiteti do të kishte filluar ditën pa të! Nuk ishte e mundur! Ç’farë mund të bënte?

Cynthia e vëzhgonte e zbavitur, duke e ditur mirë se Universiteti qe gjithçka për të, përveç vetë Cynthias, natyrisht. Duke qeshur, i largoi sikletin.

i tha me simpati.

e instruktoi provokuese. dhe i shkeli syrin plot kuptim.

Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.

Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.

‘Uf!’, mendoi, ‘këtë herë ia hodha’. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.

‘Ta kisha unë, një grua kështu.’ përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.

njoftoi thjesht.

u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.

Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.

Ai mbeti i ngurtësuar, pa fjalë. Të dy e tërhoqën pa ceremoni drejt makinës gri; njëri nga ata hapi derën e pasme të djathtë dhe duke i shtyrë kokën për ta detyruar ta ulte e futi brenda, duke shkuar të ulej shpejt përbri tij. Uli perdet e dritareve në mënyrë që brenda të ishte errësirë, pastaj i bëri një shenjë burrit të tretë, që ishte në timon. Ky e ngau makinën për disa metra, drejt furgonit, dhe priti.

Në atë pikë McKintock filloi të flasë.

dhe i çorientuar pa burrin e ulur pranë tij. Ai këmbeu shikimin me një shkelje syri kuptimplotë.

Jashtë, burri i mbetur në rrugë kishte hipur tashmë mbi makinën e McKintockut dhe kishte ndezur motorrin, gati të nisej.

Gjatë veprimit, Boyd kishte zbritur nga furgoni dhe kishte bërë sikur po kontrollonte një gomë, për të justifikuar ndaj vëzhguesve të rastit manovrën e çuditshme që po bënte. Sapo pa makinën gri të vinte drejt tij kuptoi që operacioni ishte kryer dhe hipi si vetëtimë mbi mjet, duke u nisur menjëherë me shpejtësi të moderuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Makina gri doli nga parkimi dhe e parakaloi e shpejtë dhe e heshtur, ndjekur nga makina e McKintockut me pak metra largësi.

Parkimi mbeti atje i palëvizshëm dhe indiferent të priste pronarët e mjeteve të tjera. Me qetësi do kishin arritur edhe ata.

I gjithë aksioni kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë sekonda.

Në një çerek ore mjeti i vogël ishte tashmë në autostradën për në Manchester, duke marshuar me shpejtësi të qëndrueshme dhe duke mbajtur gjithmonë korsinë e parakalimit. Shoferi i makinës së parë, ajo me McKintockun në sediljen e pasme, ecte me siguri dhe përqëndrim. Ishte mësuar të shpëtonte në situata më të vështira, dhe trafiku i mëngjesit herët s’ishte asgjë në krahasim me ndjekjet që herë pas here duhej të bënte. Nuk thoshte asnjë fjalë, por kontrollonte sistematikisht që makina e McKintockut ta ndiqte në largësi të vogël. Kolegu i tij në timon ishte ekspert po aq sa ai, specialist të kalonte çdo lloj mjeti që ti dilte para dhe të merrte kontrollin në moment, duke e bërë shoferin e rradhës armik dhe duke u nisur me shpejtësi të lartë drejt destinacionit të duhur, ndoshta duke shmangur në të njëjtën kohë zjarrin armik.

Burri i ulur nga mbrapa bashkë me McKintockun ngriti perdet, dhe pamja fushore filloi të rrëshqiste me shpejtësi përpara tyre.

McKintock ndërkaq ishte relaksuar pak, dhe kishte filluar të reflektonte. Ç’farë mund të donte nga ai policia? Kishte bërë ndoshta diçka të gabuar? Cili veprim i tij do kishte justifikuar një ‘kapje’ të këtij lloji? Përse ndihej i kapur, po, e kishin marrë si një gangster në daljen nga një bar famëkeq. Si mundeshin ata? Ai ishte Rektori i Universitetit të Manchesterit. Duhet të kishte ndonjë gabim. E mblodhi veten dhe kaloi në kundërsulm.

iu drejtua burrit ulur pranë tij.

u përgjigj ai duke e parë mjaftueshëm.

qe përgjigjja, e ndjekur nga një shikim penetrues dhe domethënës, shoqëruar nga një dorë që me moskokëçarje futej poshtë xhaketës, afër sqetullës së majtë.

McKintock ndoqi në mënyrë të paevitueshme atë lëvizje, dhe u drodh. Nuk ishte rasti të bënte pyetje të tjera, vendosi. Sidoqoftë ata dukeshin vërtet të policisë dhe nuk i kishin prekur një fije floku, mbi të gjitha, prandaj u rehatua në sedilje dhe priti që ngjarjet të kishin rrjedhën e tyre. Por, ishte tmerrësisht kureshtar, kureshtar dhe i shqetësuar sepse nuk arrinte të imagjinonte ç’farë donin ata nga ai.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Kriteri I Leibnizit»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Kriteri I Leibnizit» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit»

Обсуждение, отзывы о книге «Kriteri I Leibnizit» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x