U bë mësuese fiskulture dhe filloi karrierën e saj pranë një shkolle publike, në të cilën deri tani ushtronte profesionin e saj. Kishte injoruar me zotësi ose përjashtuar propozime që në vite dikush i kishte bërë dhe kishte ndërtuar një famë solide prej lëneshe të rregjur. Nuk i rëndonte të ishte vetëm. Kishte vëllain e saj për të cilin kujdesej, në shtëpi, dhe ai meritonte gjithë respektin e saj dhe përkujdesjet e saj.
Por, atë ditë në muzeun e Leeds, kishte ndodhur ajo që kurrë nuk do kishte menduar se do mund të kishte ndodhur. Po admironte një pikturë që tregonte një peisazh detar kur një zotëri rreth të pesëdhjetave u afrua edhe ai përpara pikturës, përbri saj, vështroi pamjen e pikturuar dhe në natyrshmëri e komentoi, me zë të thellë dhe sikur fliste me veten.
Timorina ishte kthyer drejt tij, e çuditur. Po mendonte ekzaktësisht të njëjtën gjë.
kishte bashkëbiseduar pa e kuptuar.
kishte reflektuar burri me zë të lartë, duke kapur mjekrën me dorën e djathtë dhe duke çuar krahun e majtë horizontalisht mbi stomak, në mbështetje të brrylit të djathtë.
<���Është e mundur.> i ishte përgjigjur Timorina. dhe i ishte afruar pikturës, duke treguar një pikë. Edhe ai u afrua dhe ndoqi drejtimin e saj.
Burri e kishte parë me admirim.
i ishte përgjigjur me entuziazëm.
Dhe aty kishin filluar një diskutim të gjerë mbi pikturën, duke zbuluar teknikën, periudhën artistike, psikologjinë e piktorit, cilësinë e telajos dhe madje ndriçimin në atë sallë të muzeut, që e gjykuan si jo perfekt për një shfrytëzim të mirë të veprës.
Pas dy orësh rojes i ishte dashur t’i ftonte t’i afroheshin daljes pasi duhej ta mbyllte.
As nuk ishin prezantuar, pas gjithë atyre të folurave, prandaj burri i zgjati dorën.
i ishte përgjigjur ajo duke ia shtrënguar me shumë ngrohtësi.
<���Ç’farë urie!> tha ai duke e parë i buzëqeshur, i hapur.
Ajo e kishte parë dhe nuk kishte mundur të refuzonte së shijuari atë fytyrë të sinqertë dhe simpatike.
kishte thënë gëzueshëm.
Gjysmë ore më pas ishin ulur në një restorant italian jo larg nga muzeu dhe po shijonin një racion të bollshëm llazanjë në furrë. Vazhduan akoma edhe për pak të flisnin për pikturën, pastaj pa e kuptuar filluan për veten. Ai ishte vetëm, i divorcuar prej disa vitesh dhe pa fëmijë. Gruaja e kishte lënë për një tjetër, pas shumë viteve martesë, sepse ‘kishte nevojë për stimuj të rinj’, kështu kishte thënë.
Timorina kishte ngritur vetullën e çuditur, duke pyetur si mund të lije një burrë kaq simpatik, dhe iu desh të pranonte që pavarësisht që sapo e kishte njohur ndihej përsosmërisht në sintoni me të. Një nxehtësi i dilte nga brenda dhe duart pothuajse i dridheshin. Nuk kishte provuar kurrë asgjë të tillë, më parë, dhe atëherë hodhi pas krahëve betimin e saj të ndëshkimit. Me një gjysmë buzëqeshje e pa në sy.
i foli drejtpërsëdrejti me ti.
iu përgjigj ai.
e ndërpreu Timorina duke i vënë gishtin tregues mbi buzë, duke i bërë shenjë që të heshtte. U ngrit dhe iu drejtua kasës. Ai qe i shpejtë ta paraprinte dhe të paguante llogarinë.
Rreth një orë më vonë, ishte rreth tetë e gjysmë e darkës, rrobat e tyre ishin shpërndarë në tokë rreth krevatit të Cliff-it, dhe Timorina po humbiste virgjërinë e saj.
Duke kujtuar atë mbrëmje fatale pak muaj më pas Timorina u elektrizua, po u përpoq që mos ta shfaqte përpara të vëllait. Thelbësisht i kishte thënë të vërtetën, mbi muzeun, mbi pikturën, mbi diskutimet teknike; i vetmi ndryshim i përkiste personit të interesuar. Për momentin, i tha vetes, do ta kishte mbajtur gjithçka për vete. Më vonë, ndoshta, nëse gjërat do të konsolidoheshin, do t’ia kishte treguar.
U ngrit dhe filloi të pastronte tavolinën. Drew e ndihmoi, pastaj u drejtua nga kolltuku i tij. Ishte gati të ulej, kur ndërroi mendim.
e paralajmëroi.
iu përgjigj i dashur.
Drew shkoi në dhomën e tij dhe me shpejtësi veshi një veshje sportive. Zbriti dhe përshëndeti të motrën.
< Mirupafshim.>
Dera sapo ishte mbyllur pas Drew-së dhe Timorina ishte ulur tashmë në kolltuk. Me një buzëqeshje në gjithë fytyrën morri dorezën e telefonit dhe formoi një numër.
Po i telefononte Cliffit.
Drew iu drejtua me hap të qetë birrarisë së tij të preferuar. Ishte në një rruginë jo larg Universitetit dhe here pas here shkonte për të thithur pak nga ai ambient i mobiluar me dru antik, stola të fortë dhe nxjerrës gjigandë për birrën. I pëlqente ajo botë në mënyrën e vjetër, me dritat e ulura dhe ngjyrat e ngrohta të kohëve të vjetra. Konsumatorët ishin pak a shumë burra të pjekur, si ai, po kishte gjetur edhe çifte të reja që dinin të vlerësonin një birrë të mirë të shijuar në mënyrën e duhur, dhe në vendin e duhur.
Ajri ishte i freskët, edhe i ftohtë në atë orë, dhe Drew e thithi me gjithe mushkritë, duke u gjallëruar në çdo hap. E donte Manchesterin e tij, ishte pjesë e atij qyteti, dhe ndjente që qyteti ishte pjesë e tij.
Dhe ç’farë po i tregonte tani Manchesteri i tij?
Epo mirë: Schultz, që vinte drejt tij duke parë përreth pak i hutuar dhe duke ecur me hap lëkundës. Kur po kalonte afër një ndriçuesi figura e tij prej luftëtari gjerman dilte nga errësira si një banor i turpshëm i territ, për tu zhdukur pastaj në errësirë pak metra më trutje.
Drew qeshi nën hundë, duke iu dukur skena qesharake. Tundi dorën dhe e thirri.
Schultz pa në drejtimin e tij dhe shmpiu shikimin.
theksoi duke e njohur pas një çasti.
dhe e morri nga krahu duke ia ndryshuar drejtimin e marshimit.
pranoi Schultz duke e ndjekur atë në mirëbesim.
dhe i shkeli syrin.
Schultz tregoi me gisht përpara vetes, nja pesëdhjetë metra largësi.
Drew ndoqi drejtimin e mikut. Po kalonin në Sackville Park, dhe një figurë e errët rrinte ulur drejt në stolin e Turingut, në krah të statujës së gjeniut.
Nuk të duket...?> pyeti Schultz-in.
konfirmoi Drew duke shkundur shikimin.
përfundoi Schultz duke pohuar.
Ecën në qetësi derisa arritën përpara indianit, dhe atje ndaluan.
Kamaranda ishte zhytur në meditime, siç edhe pritej. Kaluan disa sekonda, pastaj duke e kuptuar prezencën e tyre i njohu. Ngriti shikimin dhe i njohu. Një buzëqeshje iu pikturua në fytyrën ngjyrë kafeje, dhe u ngrit pa thënë asnjë fjalë. U drejtua bashkë me ta për nga birraria.
Ole Sinner Tavern ishte ngulitur në një banesë shumëkatëshe anonime që kufizonte një anë të një rruge të vogël pak të ndriçuar. Një ndriçues i verdhë tregonte hyrjen e lokalit dhe një tavolinë druri me një shkrim të trashë gërryer me shkronja të mëdha ishte mbështetur përbri portës. Shkrimi ishte lyer në të kuqe të errët, pak e konsumuar nga koha, e konsumuar si dhe pjesa tjetër ishte edhe tavolina që çdo ditë zhvendosej për të liruar trotuarin, për tu sistemuar pastaj në vendin e saj. Pamja e jashtme ishte e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Një unazë e trashë tunxhi ishte fiksuar mbi drurin e fortë të portës dhe jepte përshtypjen që duhej t’i bije për të hyrë dhe të hapej. Asgjë nga gjithë këto. Sapo të tre burrat arritën afër hyrjes porta u hap nga një hanxhi me përparëse dhe mustaqe në stilin e revolucionit industrial. I përshëndeti me besueshmëri dhe i çoi drejt e tek një tavolinë e lirë. Schultz dhe Kamaranda u mrekulluan, por Drew iu shpjegoi menjëherë trukun.
Читать дальше