Duke ecur në korridor, rastësisht vështrimi i tij ra mbi ndërtesën ku qëndronte zyra e rektorit.
‘Duhet t’ia them.’ mendoi.
Ishte i lodhur, por sidoqoftë u drejtua në atë drejtim.
Drita filtrohej nga dritarja e McKintockut. Drew e dinte që punonte edhe jashtë orarit të punës.
Zonjusha Watts kishte ikur tashmë, prandaj trokiti drejtpërsëdrejti në derën e zyrës.
u përgjigj një zë i lodhur. dhe në atë miku im kishte dhembshuri të sinqertë, vërejti Drew. Ndoshta McKintock nuk ishte vetëm një makinë drejtuese gjithmonë në kërkim të parasë, në fund të fundit. Apo ndoshta po? Në kërë rast, ai manifestim i pazakontë i miqësisë do të kishte qenë vetëm falënderimi për fitimet bujare që rektori parashikonte falë zbulimit të Drew-së dhe Marronit, të cilët duheshin patur në konsideratë të lartë.
Sigurisht, fitimet ishin për Universitetin, por McKintock ishte një idealist, dhe të prosperonte entin që ai drejtonte ishte për të një çështje jetësore. Ishte në atë pikë saqë ai identifikohej me vetë Universitetin, prandaj të mirën që i bënte Universitetit ia bënte vetes. Dhe për këtë ishte akoma atje duke punuar, duke mbyllur praktika administrative që mund të ishin kryer edhe mëngjesin tjetër, por rektori e dinte shumë mirë që të nesërmen mund të kishte dalë ndonjë pengesë tjetër që do ti kishte shtyrë ato praktika, dhe nga kjo do kishin probleme të tjera, në një reaksion zinxhir që ishte më mirë të mos e nxiste.
njoftoi Drew me zë të ngrohtë.
u gjallërua rektori.
u përgjigj thjesht Drew, duke u ulur.
McKintock ishte i çorientuar. U mendua për një moment. pyeti pastaj ironik.
u përgjigj Drew i qetë.
McKintock nuk e kishte idenë sa i madh ishte universi i njohur, as sa mund të njihej nga vetë universi. Për të hëna dhe planetet e sistemit diellor ishin tashmë gjithë universi që ai njihte.
McKintock e pa ftohtë. Ku kuptonte gjë, ai, nga vitet-dritë?
Drew e kuptoi që duhej t’ia shpjegonte. Nuk kishte dëshirë, por ishte e nevojshme.
McKintoc shqeu sytë. Nëntëmijëmiliardë kilometra. Largësitë me të cilat ishte mësuar ishin ato që arrinte ti përshkonte me makinë. Dhjetë kilometra, njëqind, dyqind kilometra, më poshtë se kaq.
Nëntëmijë miliardë kilometra. Nuk arrinte ta imagjinonte një largësi të tillë.
vijoi Drew duke vëzhguar i zbavitur lebetitjen e rektorit,
McKintock shikonte Drew-në me sy të zbrazët.
McKintock qëndroi i heshtur për pak. Duhej të treste ato që kishte dëgjuar. Ndjente që po shtypej nga madhësia e atyre largësive, e atyre njohurive të errëta për të cilat kishte folur Drew. Ishte si i shtypur poshtë asaj mase të pamatshme që imagjinonte e dominonte.
pyeti i pasigurtë.
iu përgjigj Drew.
Me qëllim nuk citoi mundësinë e zhvendosjes së qënieve të gjalla, duke shpresuar që rektori nuk do e mendonte.
Gabohej.
sulmoi McKintock duke bërë hetuesin
‘Ohu!’ mendoi Drew, duke imagjinuar vijimin. u përgjigj evaziv gjë që ishte e vërtetë. E edhe kjo ishte e vërtetë. Shtrëngoi grushtat në bark, i fshehur pas tavolinës. Nuk i pëlqente të thoshte gënjeshtra, prandaj ishte në vështirësi të madhe.
foli rektori duke pohuar me ngadalë, dhe serioz. Ishte një njohës i madh i njerëzve dhe e kuptonte kur bashkëbiseduesi po i fshihte diçka.
filloi me pakujdesi
‘Natën e mirë.’ përfundoi Drew me vete. Gjithsesi rrezikoi me një goditje të fundit të dëshpëruar.
guxoi.
u përgjigj akoma McKintock, këtë herë tinëzar.
u dorëzuar Drew. Bëri një frymëmarje të thellë.
dhe këtë herë rektori pohoi me mirëkuptim dhe vlerësim për korrektësinë e Drew. pyeti duke parë fizikantin drejt në sy.
Drew nuk kishte rrugë, prandaj nuk u hezitoi.
përfundoi gjithçka me një frymë.
McKintock ishte rrezatues. Lodhja e ditës ishte larguar sikur një erë ta kishte shtyrë tutje. U ngrit në këmbë dhe u rrotullua rreth tavolinës së shkrimit. I dha dorën Drew-së dhe ia shtrëngoi me ngrohtësi.
e komplimentoi i sinqertë.
e përshëndeti rektori duke e parë të dilte nga zyra pak i përkulur.
Drew arriti në shtëpi dhe bëri menjëherë një dush.
Tensioni ektrem i ditës kishte ikur së bashku me ujin e pisët dhe ai kishte një uri ujku. Motra e tij kishte përgatitur darkën tashmë, siç i përshtatej një personi perfekt dhe të përpiktë si ajo, dhe së bashku hëngrën duke biseduar kot së koti.
pyeti Drew si në një kronikë.
Timorina ngriti vetullën e djathtë, e çuditur nga ai interesim i papritur për çështjet e saj personale. Drew rrallë e pyeste për diçka që i përkiste drejtpërsëdrejti, i zhytur siç ishte në punën e tij dhe në studimet e tij.
U çudit, pra, por vuri re edhe që atë mbrëmje i vëllai ishte tepër euforik.
iu përgjigj duke e vëzhguar. <���Çne?>
shpjegoi vakët, duke mos hyrë dot në detaje.
Timorina e kuptoi që Drew kishte vetëm dëshirë të bënte një bisedë dhe entuziazmi që tregonte në lidhje me të rridhte nga lumturia e brendshme që provonte për suksesin në kërkimin për të cilin i kishte folur.
filloi duke buzëqeshur. përfundoi me zërin gjithmonë të kontrolluar që e shquante.
e komplimentoi Drew. <���Është një miqësi absolutisht e vlefshme. Jam i lumtur për ty.> kapi pataten e fundit dhe mbajti pirunin të ngritur në ajër.
dhe futi pataten në gojë.
gënjeu sinqerisht Timorina. përfundoi gjithmonë duke buzëqeshur.
Asnjëherë nuk do kishte folur për Cliff-in. Ishte dashuruar çmendurisht me atë burrë të njohur në muze, dhe i dukej sikur po ti tregonte do kishte shkatërruar imazhin e dlirësisë dhe perfeksionit që vëllai kishte për të. Por, nuk e dinte akoma mirë si të sillej, sepse nëse ishte e vërtetë që ishte hera e parë në pesëdhjetë vitet e jetës së saj që dashurohej kështu, ishte edhe e vërtetë që lumturia e saj mund të ishte ndarë shumë mirë me të vëllanë. Kishin jetuar gjithmonë bashkë, pasi të dy prindërit kishin vdekur, dhe nuk kishte patur ditë në të cilën Lester mos ta kishte falënderuar për kujdesin që ajo kishte për të. Ishte i shpërqëndruar, po, mendonte gjithmonë për fizikën, sigurisht, po i tregonte vazhdimisht, me fjalë dhe me sjelljen e tij, sa perfekte ishte ajo, e rëndësishme dhe e domosdoshme. Si mund ta mbante jashtë kësaj?
Jo, për tani ishte më mirë kështu. Kishte frikë se po t’i kishte treguar historinë e saj të dashurisë kaq shpejt, vetëm pas pak muajsh nga fillimi, dhe kjo pastaj të shkatërrohej, tragjedia do kishte qenë akoma më e rëndë. Do kishte qenë për atë vetë, për imazhin e saj dhe edhe për të vëllanë, të cilit nuk donte ti sillte pakënaqësira.
Nuk donte të mendonte për edukatën e rreptë fetare, fanatike dhe shtypëse ndaj të cilës ishte nënshtruar. I ishte imponuar të mos shikonte dhe të mos mendonte për djemtë, pasi ‘janë burim mëkati dhe humbjeje’. Dhe këtë kishte bërë ajo, ose më mirë duhej të bënte, ndërsa shoqet e saj të klasës flirtonin me meshkujt sipas rastit, formonin çifte, ndaheshin, ndërronin partner dhe, të rritura, martoheshin dhe krijonin familje. Jo, ajo nuk kishte mundur. Gjashtëmbëdhjetë vjeçe zemra e saj kishte rrahur fort për një djalë; qante natën, në shtratin e saj, duke shtrënguar e dëshpëruar pas vetes jastëkun sikur po shtrëngonte atë, duke mbushur këllëfin me lotë djegës, por gjithçka në qetësinë më totale. Nuk mund të lejonte ta dëgjonte e jëma, që në dhomën ngjitur e kishte gjumin gjithmonë të lehtë. Por, pas disa ditësh, ai djalë ishte lidhur me një bjonde të pavlerë nga një klasë tjetër, një vit më e vogël. Kur Timorina e kishte zbuluar goditja kishte qenë e fortë. Nuk kishte guxuar të shfaqej vetë në kohë, dhe dikush tjetër e kishte bërë në vend të saj. Tashmë ishte shumë vonë dhe atëherë inati e pushtoi atë. I vërsulej me mendje kundër gjithë botës, kundër prindërve, kundër vetes së saj, frikacake. Kaloi ditë me inat të brendshëm e shtypur, e zhytur në studim dhe në gjimnastikë për të cilën ishte e prirur natyralisht. Kur furtuna mbaroi, vendosi që nuk do shikonte më asnjë djalë në jetën e saj, sepse do kishte mundur të vuante përsëri, të ishte e zhgënjyer, dhe e dëshpëruar. Jo, mjaft me dashurinë, edhe pse nuk e kishte eksperimentuar seriozisht.
Читать дальше