Maoko vëzhgoi përsëri edhe një herë gjithë sistemin, pastaj shtypi tastin me vendosmëri.
Një masë e kuqe dhe e dendur u shfaq në vend të prizmit prej qelqi, e tretur, dhe filloi të kullonte ngadalë poshtë pllakës.
Plluq.
Plluq.
Të pranishmit u zverdhën pothuajse të gjithë.
Drew volli atje ku gjendej, duke rënë pastaj në gjunjë mbi të vjellat e veta.
Novak-ut iu prenë këmbët dhe u mbajt tek një raft afër, e zbehtë si një e vdekur.
Kamaranda dhe Schultz ishin ngurtësuar, ndërsa japonezëve nuk iu lëvizi as një fije floku.
Marron kishte hapur sytë dhe gojën, i tronditur.
Por, pas disa sekondave, duke parë masën e kuqe vuri re diçka.
U afrua për të vëzhguar më mirë.
Atje kishte diçka, në mes të atij qulli.
Morri një pincë, dhe me kujdes shumë të madh e zhyti në masë.
Hezitoi një moment, pastaj mbylli sqepat e veglës mbi një pjesë të fortë.
Me kujdes të madh tërhoqi pincën dhe vendosi mbi banak mostrën e marrë.
Të tjerët ndiqnin lëvizjet e tij si në kllapi, përveç Drew-së që ishte akoma i gjunjëzuar, i tronditur.
Marron ekzaminoi objektin për disa çaste, pastaj morri një vazo të vogël qelqi dhe e mbushi me ujë nga një rubinet afër.
Kapi përsëri mostrën me pinca dhe e zhyti në ujë, duke e mbajtur aty. E tundi disa herë për ta larë, dhe uji në vazon e vogël u bë i kuq.
Me ngadalë ngriti pincën duke zhytur mostrën e pastruar.
Një buzëqeshje iu pikturua në fytyrë, dhe nxorri një psherëtimë çlirimi të zëshme.
thirri,
Drew shkundte kokën, i kthyer me kurriz, sikur nuk donte t’ia dinte.
thirri përsëri Marron. <���Është çdo gjë në rregull, profesor. Ejani të shikoni.>
Drew u ngrit lart me mundim, pa dëshirë, dhe ngurrues iu afrua banakut.
Ajo që pa e la të ngurrosur.
Marron mbante me pincë një copë qese të kuqe, pas së cilës ishte ngjitur një etiketë e stampuar.
shpjegoi studenti.
<���Është shumë e mirë, e dini?> përfundoi. <���Është e aromatiuar me rigon, erëzën time të preferuar.>
Kapitulli XII
Maoko po hynte në banesën e vetë, duke ecur nëpër bulevardët e universitetit të ndriçuar butësisht nga ndriçues rrugor të stilit viktorian. Ajri i mbrëmjes ishte i ftohtë dhe energjik, pas një dite si ajo e sotmja.
Ishte shumë e lodhur, po në të njëjtën kohë e emocionuar për rezultatet e arritura.
E pabesueshme që në një ditë të vetme kishin arritur të ndërtonin një makineri të dytë funksionuese dhe madje të siguronin një skicë të teorisë së fenomenit. Drew e kishte zgjedhur mirë grupin e tij, dhe bashkimi i këtyre kampionëve kishte prodhuar një rezultat të jashtëzakonshëm.
Ishte e lumtur që Kobayashi e kishte marrë me vete. E dinte që kishte dhënë një kontribut të vlefshëm për kërkimin dhe kjo e mbushte me krenari. Mbi të gjitha, kishte arritur të kalibronte gap-in e rrjetës së jonizimit me vetëm 0,1 mikron gabim, vlerë jashtëzakonisht e vogël pasi kishte përdorur një mikrometër me rezolucion të një mikroni.
Mbërriti përpara derës së saj, në atë zonë goxha të izoluar të kompleksit. Rrotulloi çelësin në bravë dhe e hapi. Po hidhte hapin e parë drejt hyrjes kur një zhurmë hapash të shpejtë e bëri të kthejë kokën.
Nga errësira u shfaq Novak, që i doli përpara me sytë flakërrues.
e theksoi me vrazhdësi. Me tërsëllim bëri një hap përpara duke kaluar kështu pragun e banesës.
vijoi me përçmim.
Maoko i kishte përplasur një dorë mbi gojë, duke ia mbajtur të mbyllur me forcë. Me dorën tjetër i kapi kyçin e djathtë dhe njëkohësisht fiksoi sytë e saj drejtpërsëdrejti tek ata të norvegjezes. I shqeu në mënyrë jonatyrale, pa përplasur qepallat, dhe bebet e zeza dukeshin sikur po zmadhoheshin pafund, duke rrezatuar një lëng hipnotizues që hynte në sytë e Novak dhe e paralizonte në mënyrë të vazhdueshme.
Me një këmbë i dha një shkelm derës duke e mbyllur, pastaj, duke fiksuar norvegjezen, ia hoqi me shumë ngadalë dorën nga goja.
Novak mbeti e palëvizur, me buzët gjysmë të hapura dhe sytë të çakërdisur.
Maoko i hoqi me kujdes çantën nga supi, pastaj ngadalë i kapi kyçin e majtë dhe e vuri sipër atij të djathtë që tashmë e kishte, duke i kryqëzuar dhe i mbajtur të shtrënguar me një dorë.
Pa shkëputur shikimin, me dorën e lirë rrëmoi në një çantë kashte mbështetur në një mobilje afër dhe nxorri që aty një top litari jute. U përpoq të gjente fillimin e duhur, e kapi dhe me shkathtësi lëshoi në tokë pjesën tjetër të topit.
Me ngadalë i mbështolli disa herë litarin rreth njërit kyç, pastaj filloi të mbështillte tjetrin dhe në fund bëri edhe disa mbështjellje mbi kryqëzimin e kyçeve, duke e përfunduar me një dopio nyje.
Novak ishte plotësisht pasive.
Maoko lëshoi pak litarin të lirohej, në mënyrë që ta mbante në tension me kyçet e norvegjezes të ngritura në lartësinë e barkut.
U përkul lehtësisht mbi gjunj dhe me dorën tjetër morri topin, pastaj me një lëvizje shumë të shpejtë të syve morri nishan dhe me hedhje mjeshtërore e hodhi mbi një ganxhë të trashë prej hekuri, çimentuar në tavan, nga e cila varej një llampë me pamje antike.
Nga topi që i kishte rënë afër kapi fundin tjetër të litarit, dhe me të dy duart filloi të tërheqë dalngadalë, duke i ngritur kyçet e Novak për nga lart.
Vazhdoi të tërheqë, një pëllëmbë pas tjetrës, derisa krahët e norvegjezes iu ngritën sipër kokës dhe filluan të tendosen. Novak nxorri një rënkim të zymtë por pushoi menjëherë, duke vazhduar të fiksonte përpara vetes me sy të zbrazët.
Maoko tërhoqi përsëri, më me ngadalë por me qëndrueshmëri. Krahët tashmë të drejtuara ishin të tendosur në maksimum dhe po fillonin të ngrinin peshën e trupit. Novak filloi të rënkonte me zë të ulët, pa ndërprerje, ndërsa balli po i mbushej me pika djerse.
Maoko tërhoqi edhe pak, deri sa këmbët e norvegjezes filluan të ngriheshin me një kënd rreth gjashtëdhjetë gradë ndaj dyshemesë. Në atë çast lidhi ekstremitetin e lirë të litarit pas një mbajtëseje peshqirësh të ngurtë që dilte nga muri, përbri lavamanit të aneksit të kuzhinës.
Nxorri nga çanta prej kashte një copë litari më të shkurtër dhe i lidhi fort kyçet e këmbëve të Novak, njëra pas tjetrës, pastaj u ngrit të kqyrte punën e saj.
Norvegjezja varej nga tavani, e tendosur dhe në mënyrë vertikale të përsosur, dhe mbështetej ngurtësisht mbi majat e këmbëve, e vetmja mbështetje e mbetur.
Nuk rënkonte më. Tani merrte frymë ngadalë, duke gulçuar, ndërsa gjithë trupi i ishte mbushur me djersë nga tensioni muskular.
Këmisha i kishte dalë nga fundi, duke lënë zbuluar një pjesë të barkut të djersitur.
‘Jo keq.’ komplimentoi me veten e saj Maoko.
Mbylli me çelës derën e hyrjes, hoqi xhaketën dhe këpucët dhe shkoi në banjë, pastaj përgatiti një çaj japonez. Përtypi me shije biskotat e saj, në fund u ul në kolltuk me një roman. Kishte qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme; e kishte të nevojshme të shplodhej. Ngjarjet dashurore të protagonistes së librit e çuan në një botë imagjinare por edhe shumë reale; japonezët kanë një ndjeshmëri të veçantë për nuancat, detajet, dhe një nivel introspekti të lartë. Gratë, sidomos, i kushtojnë kujdes vazhdimisht dhe ndërveprojnë me ambientin thellësisht. Midori ishte një studente letërsie e dashuruar me Noboru, një peshkatar i ri që jetonte në një fshat bregdetar njëqind kilometra larg. Ishin njohur në një park, një vit më parë, me rastin e çeljes së qershive 16 Конец ознакомительного фрагмента. Текст предоставлен ООО «ЛитРес». Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес. Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.
, dhe ishin dashuruar marrëzisht. Çdo mendim i saj ishte edhe mendimi i tij; kishin zbuluar që kuptoheshin kaq mirë saqë mund të konsideroheshin tashmë si një person i vetëm, i pandashëm. Por, Noboru kishte një punë shumë të vështirë. Dilte me varkë natën vonë, me shokët, për të peshkuar, dhe deti ishte shpesh i trazuar. Një nga djemtë kishte rënë nga varka, një herë. Bërtiste, në errësirë, por ata nuk arrinin ta shikonin. Kishin hedhur disa jelekë shpëtimi drejt zërit, por dallgë pas dallge ai zë ishte larguar akoma më shumë. Derisa u bë qetësi. Vetëm shkumbimi indiferent i dhunshëm i dallgëve mbi anët e varkës, dhe një rrjetë e hedhur në detin e errët.
Читать дальше