Yael Eylat-Tanaka - Viktimë E Pallogaritur

Здесь есть возможность читать онлайн «Yael Eylat-Tanaka - Viktimë E Pallogaritur» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

Viktimë E Pallogaritur: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Viktimë E Pallogaritur»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Kjo është historia e viktimave të tjera të pushtimit gjerman në Francë, historia e nënës sime, e cila u nda nga familja e saj dhe u arratis, dhe torturat që mbetën me të përgjithmonë.
Këto janë kujtimet, siç m’i ka treguar nëna ime. Jam përpjekur ta tregoj historinë e saj me aq përpikmëri sa ma tregoi ajo, duke i renditur ditaret e shkruara, së bashku me anekdota të ndryshme që plotësuan dhe u dhanë shije historive gjatë jetës sime, pa zbukurime, duke ndërfutur interpretimet e mia të ngjarjeve. Ky nuk është një roman ankthi, ndonëse ngjarjet e treguara këtu sigurisht që ishin ankth për ata që i përjetuan. Pa dyshim që ato më dukeshin të ankthshme ndërsa i dëgjoja dhe i lexoja. Kështu që, për të shmangur sikletin për këdo që lexon këto fjalë, kam zgjedhur të përdor pseudonime sipas rastit, ndërsa përpiqesha të mbaja të pandryshuar thelbin e historisë.
Nëna ime ishte franceze dhe, herë pas here, disa fjalë dhe fraza frëngjisht shfaqen në të gjithë tekstin. Kam përfshirë përkthime kudo që është e përshtatshme. Gjithashtu, ajo jetoi dhe studioi në Itali para se të transferohej në Izrael dhe, përfundimisht, në Shtetet e Bashkuara. E thënë sërish, aty ku fjalët dhe frazat përfshihen në ato gjuhë, kam përfshirë përkthime me sa kam pasur mundësi.

Viktimë E Pallogaritur — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Viktimë E Pallogaritur», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

****

Gjatë një prej udhëtimeve të mia të fundit në Francë, shkova për të parë shkollën time fillore përgjatë Rónit. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Arrija të nuhasja edhe erën e shkumësit! Me lot në sy, kujtova fëmijërinë time të pafajshme që kishte kaluar. Doja të vrapoja dhe t’u thoja prindërve të mi se ndodhesha përsëri në shtëpi dhe kisha parë shkollën time… por, natyrisht, ata nuk gjendeshin askund; kishin shkuar bashkë me fëmijërinë time dhe pjesën më të mirë të jetës sime. Sa shumë doja t’u tregoja atyre gjithçka që kisha parë dhe përjetuar; sesi rrugët që dukeshin aq të mëdha, kur isha fëmijë, ishin tani kaq të ngushta. Doja t’u thosha se ndodhesha përsëri në parkun e bukur ku nëna na çonte të tre fëmijët, se kisha takuar miqtë tanë të vjetër, që ende jetonin në banesën e tyre në rrugën tjetër, dhe se ata nuk kishin ndryshuar aspak. Ata më thanë se Martina, shoqja ime, tani ishte infermiere dhe jetonte në Gjermani. Sa shumë doja të ndaja me ta gjithë këtë nostalgji… por, natyrisht, nuk munda. Ndjeva sikur i kisha humbur përsëri dhe e përjetova rishtas pikëllimin tim. Ndalova tek boulangerie , ku blenim dikur bukën dhe ëmbëlsirat, dhe e gjeta pikërisht siç e mbaja mend, me të njëjtat aroma, të njëjtën larmi bukësh të ngrohta nga furra, por nuk ishte e njëjta.

Është e vërtetë që nuk mund të kthehesh pas në kohë.

Lojërat që luanim dikur si fëmijë... Disa mëngjese, babai na thërriste nga shtrati i tij duke pyetur nëse ishim zgjuar. Nëse do të ishim, ai do të thoshte: “Parlons de lit à lit” (Le të flasim nga shtrati në shtrat). Ne do të fillonim të bisedonim, duke u bashkuar përfundimisht në shtratin e tij, por gjithmonë prisja që ai të na tregonte histori në lidhje me “l’Italie”, duke përfytyruar pamje me diell, por ai do të më korrigjonte dhe do të më kujtonte se po flisnim “de lit à lit”, një aliteracion.

Kisha edhe unë kukullat e mia. Doja një në veçanti, cila kishte karrocën e saj që ia kisha pajisur me jastëk dhe batanije. Një ditë, ndërsa luaja me këtë kukull, kuptova që nëna ime kishte dalë për të bërë pazar dhe më kishte lënë në shtëpi vetëm me gjyshen time, e cila më mallkonte përgjithmonë dhe unë nisja të qaja e dëshpëruar nga frika se mos nëna ime nuk do të kthehej kurrë. Ende e kujtoj dhimbjen që ndjeja dhe frikën se mos nuk e shoh më kurrë.

Gjyshja ime kishte një urrejtje të pakuptueshme ndaj meje. Ajo shpesh më mallkonte dhe nëna ime nuk guxonte të më mbronte. Babai im, djali i saj, nuk do të guxonte ta ofendonte duke e kundërshtuar me forcë. Për shembull, ajo ishte shumë e zonja me gishtat dhe gjithmonë bënte punime me gjilpërë. E pyeta një herë, për të më treguar se si të bëja thembrën e disa çorapeve, dhe ajo u përgjigj: “Mëso vetë, siç kam bërë dhe unë!” Në mënyrë të pafajshme, duke dashur t’i hyja në zemër, i thashë: “Por ti je një amvisë e përkryer”, që ishte një kompliment në ato ditë. Përgjigja e saj ishte: “Mos e arrifsh kurrë ditën që të bëhesh një amvisë e përkryer!” Vrapova për t’i treguar nënës, e cila u trondit aq shumë saqë më dërgoi të pyes babanë se çfarë do të thoshte kjo. Babai më pyeti se ku e dëgjova dhe, kur i thashë se ma kishte thënë gjyshja Memé, ai u zbeh në fytyrë, por nuk bëri asgjë. Ajo e dinte që mund të bënte ose të thoshte gjithçka dhe askush nuk do ta kundërshtonte asnjëherë.

Një herë tjetër ajo tha: “Que te quedaras en la cuna!” (Duhet të kishe vdekur që në djep!). Nuk është çudi që kisha frikë se do të braktisesha nga nëna ime në duart e një shtrige të tillë!

Në atë kohë, kur isha rreth dhjetë apo njëmbëdhjetë vjeç, shkolla jonë shpërndau disa lloje këpucësh ose nallanesh për fëmijët në nevojë. Drejtori i shkollës së djemve ishte përgjegjës i programit dhe, kur unë iu paraqita për të marrë nallanet, ai më preku në një mënyrë të papërshtatshme. Më erdhi aq turp sa nuk i thashë gjë askujt.

Më pas një shitës ushqimesh në rrugën tjetër, ku nëna na dërgonte për pazar, bëri të njëjtën gjë në mes të ditës. Këtë herë i thashë nënës dhe të dy, ajo me babain, shkuan për t’u ballafaquar me të, por ai e mohoi atë gjë.

Më vonë, u shtrova në spital në Granges Blanches në Lion dhe një praktikant i ri më preku në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa po më ekzaminonte. Sërish u thashë prindërve të mi dhe ata bënë goxha fjalë me të, por ai përsëri mohoi gjithçka.

Vite më vonë, në Itali, një prift më përqafoi në zyrën e tij dhe më futi duart nën bluzë. E raportova te peshkopi, por, natyrisht, prifti e mohoi.

Në ato ditë, zërat e grave nuk kishin aq peshë sa sot, edhe pse edhe në këto ditë, ato duket se kanë pengesa të larta për të kaluar.

Gjatë gjithë jetës sime, burrat që kisha mbi vete shfrytëzonin postin e tyre me vërejtjet ose sjelljet e tyre, dhe e vetmja gjë që mund të bëja ishte të largohesha, nëse nuk doja të toleroja atë sjellje. Gjithmonë kam punuar për presidentin ose partnerin e vjetër të një firme dhe, për fat të keq, nuk kishte asnjë mbi këta burra, të cilit mund t’i ankohesha, dhe ata dukej se e shfrytëzonin atë situatë. E vetmja herë që raportova ishte në zyrën e papunësisë, ku më thirrën mua dhe shefin tim në një seancë dëgjimore, por, pasi isha e re në Shtetet e Bashkuara dhe ende nuk flisja anglisht, u penalizova nga zyra e papunësisë që kisha “gënjyer”.

Për të qenë të sigurt, mënyrat e vjetra për të bërë gjërat i trondisin brezat e sotëm. Ishte diçka e zakonshme t’i qëlloje me shuplakë një fëmije dhe, në pjesën më të madhe, askush nuk vdiq. Por ky nuk është lloji i abuzimit për të cilin po flas. E kam fjalën këtu për përfitimit ndaj atyre që nuk mund të mbrojnë veten, për një arsye ose një tjetër, qoftë për shkak të moshës së tyre rinore ose gjinisë së tyre; kulturën ose forcën e tyre fizike.

Në të vërtetë, abuzimi i më të dobëtit nga më i forti ka ekzistuar gjithmonë dhe vetëm tani gratë e fëmijët kanë filluar ta nxjerrin në dukje; gjithashtu media është bërë më e ndjeshme për të eksploruar histori të tilla jo të këndshme.

Abuzimi ka marrë shumë forma nëpër epoka dhe nëpër kultura, nga qëllesa me gurë deri te futje pykash nëpër kyçet e duarve dhe këmbëve gjoja për blasfemi, tërheqje zvarrë dhe shqyerja më katërsh për tradhti të lartë ose djegie njerëzish. Të gjitha këto mizori e meritojnë nekrologjinë e tyre, një lutje dhe vendosmëri që kurrë të mos lejohen të përsëriten.

Sado e tmerrshme të ishte ajo kasaphanë, çdo vuajtje e shkaktuar ndaj ndonjë krijese të pafuqishme, duhet të konsiderohet e neveritshme dhe e dënueshme.

Kur isha nëntë apo dhjetë vjeç, i kisha hequr bajamet dhe adenoidet. Në atë kohë, ky operacion bëhej pa anestezi. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse të rriturit përgjegjës mendonin se ishte në rregull që një fëmijë t’i nënshtrohej një vuajtjeje të tillë thjesht ngaqë fëmija ishte i pafuqishëm, qoftë për shkak të moshës, ose ngaqë veprohej kështu nga zbatimi i kufizimeve. A nuk kishin ata të rritur kujtime nga fëmijëria e tyre për t’u kthyer pas në kohë? Mos vallë, me sa duket, operacioni ishte kaq i shpejtë, sa do të ishte njësoj si të hiqje një leucoplast, dhe fëmija së shpejti do ta harronte atë? Ja ku po shkruaj për të gjitha këto shumë vite më vonë, ende e traumatizuar me dhimbje nga përvoja.

Më kishin mbështjellë në një çarçaf të palosur në të gjithë trupin, si një suxhuk, dhe një infermiere më kapte nga gjunjët dhe më mbante kokën mbrapa në mënyrë që kirurgu të mund të punonte brenda gojës sime. Britmat e mia nuk kishin rëndësi; në fakt, ato e ndihmuan atë të fuste morsën në gojë dhe, në një ortek dhimbjeje të jashtëzakonshme përvëluese, nga e cila mendova se do të vdisja, kirurgu punoi brenda gojës time. Nuk më kujtohet se si merrja frymë mes gjakut që rridhte, gishtërinjve të tij, asaj morse të mallkuar dhe infermieres që më mbante kokën prapa. Më besoni, ajo përvojë nuk ishte aspak si heqja e shpejtë e një leukoplasti.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Viktimë E Pallogaritur»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Viktimë E Pallogaritur» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Viktimë E Pallogaritur»

Обсуждение, отзывы о книге «Viktimë E Pallogaritur» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x