Yael Eylat-Tanaka - Viktimë E Pallogaritur

Здесь есть возможность читать онлайн «Yael Eylat-Tanaka - Viktimë E Pallogaritur» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

Viktimë E Pallogaritur: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Viktimë E Pallogaritur»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Kjo është historia e viktimave të tjera të pushtimit gjerman në Francë, historia e nënës sime, e cila u nda nga familja e saj dhe u arratis, dhe torturat që mbetën me të përgjithmonë.
Këto janë kujtimet, siç m’i ka treguar nëna ime. Jam përpjekur ta tregoj historinë e saj me aq përpikmëri sa ma tregoi ajo, duke i renditur ditaret e shkruara, së bashku me anekdota të ndryshme që plotësuan dhe u dhanë shije historive gjatë jetës sime, pa zbukurime, duke ndërfutur interpretimet e mia të ngjarjeve. Ky nuk është një roman ankthi, ndonëse ngjarjet e treguara këtu sigurisht që ishin ankth për ata që i përjetuan. Pa dyshim që ato më dukeshin të ankthshme ndërsa i dëgjoja dhe i lexoja. Kështu që, për të shmangur sikletin për këdo që lexon këto fjalë, kam zgjedhur të përdor pseudonime sipas rastit, ndërsa përpiqesha të mbaja të pandryshuar thelbin e historisë.
Nëna ime ishte franceze dhe, herë pas here, disa fjalë dhe fraza frëngjisht shfaqen në të gjithë tekstin. Kam përfshirë përkthime kudo që është e përshtatshme. Gjithashtu, ajo jetoi dhe studioi në Itali para se të transferohej në Izrael dhe, përfundimisht, në Shtetet e Bashkuara. E thënë sërish, aty ku fjalët dhe frazat përfshihen në ato gjuhë, kam përfshirë përkthime me sa kam pasur mundësi.

Viktimë E Pallogaritur — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Viktimë E Pallogaritur», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Atë vit, meqë do të kishim një “tempull” në shtëpinë tonë, së bashku me shumë të ftuar, nëna e vuri tezen time, Alegrën, të më qepte një fustan të ri prej mëndafshi. Ishte ngjyrë blu e çelët dhe fundi ishte me pala të holla. Provat në shtëpinë e tezes dhe gëzimi im që do të vishja një fustan të ri kaq të lezetshëm gjatë Ditëve të Shenjta nuk kishte kufij! Mjerisht, nuk iu binda prindërve të mi ose bëra ndonjë prapësi një javë para festivalit dhe u ndëshkova atje ku më dhembte vërtet: kotësia ime. M’u ndalua të vishja fustanin tim të ri, i cili rrinte në varëse dhe ishte gati e dukej i mrekullueshëm për të gjithë që mund ta shihnin në varëse, por jo mua të veshur me të! Dhe nuk e kam veshur kurrë, sepse befas hodha shtat dhe fustani më rrinte shumë i vogël. Ky zhgënjim më preku mjaft thellë, sepse e kuptova që duhet të kisha qenë jo vetëm një telash për prindërit e mi, por sigurisht mjaft mendjemadhe. Ende më duket sikur i dëgjoj miqtë e nënës sime, duke komentuar se çfarë vajze të vogël të bukur që kishte, dhe nënën duke u përpjekur të frenonte atë që padyshim më kishte hipur në kokë. Shoqja ime më e mirë kishte një pasqyrë, në të cilën admiroja kaçurrelat e mia të gjata, dhe babai u dëshpërua deri në atë pikë sa ai u betua se do të m’i priste të gjithë flokët ndërsa flija nëse nuk do të ndaloja së kundruari atë pasqyrë! Nuk mund të besoj se e kishte me gjithë mend për këtë, edhe pse atëherë i besoja.

Asnjëherë nuk kam ndalur së shikuari veten në pasqyrë.

Kur ishim ende shumë të vegjël, nëna na çoi të treve në Lion për të qëndruar me familjen e vëllait të saj. Ata jetonin në pjesën e vjetër piktoreske të Lionit, Place St. Jean , dhe ende kam disa kujtime të shkëputura nga ato ditë, duke ushqyer pëllumbat në Place des Terreaux , ose duke u ulur në utorak në një nga dhomat e gjumit. Një të shtunë në mëngjes, kur po largohej nga Temple du Quai Tilsitt , nëna ndaloi të fliste me një zotëri, që e kishte të njohurin e saj, në shkallët e tempullit kurse unë iu hodha, e përqafova dhe e putha sepse ai më tha diçka të mirë. Më kujtuan me qortim se vajzat e vogla nuk përqafojnë dhe puthin zotërinj të panjohur. Tashmë isha impulsive, por kurrë nuk mund t’i rezistoja një buzëqeshjeje dhe mirësie. Shumë vite më vonë, nëna më tha se ajo ishte ndarë përkohësisht nga babai kur na çoi në Lion sepse vjehrra e saj, Memé, po ia bënte jetën të mjerueshme dhe babai dukej sikur i kushtonte më shumë vëmendje nënës së tij sesa asaj. Ai i shkroi asaj disa letra dashurie, duke e lutur që të kthehej dhe duke i thënë asaj se sa bosh ndihej shtëpia pa të dhe fëmijët. Ai i shkruante se e kishte marrë malli ta dëgjonte duke kënduar dhe se e donte. Ne tashmë ishim kthyer në shtëpi dhe kishin kaluar shumë vite që kur ajo m’i tregoi ato letra.

Siç u përmend më herët, vëllai i babait tim, Rafaeli, jetonte me familjen tonë në Valencë, së bashku me gruan e tij, Alegra dhe djalin e tyre, Samiun. Samiu ishte fëmijë i vetëm dhe ai u rrit me ne dhe e quante vëllain tim, Rëné, frére-cousin (vëlla-kushëri). Thuhej se gjyshja Memé e adhuronte atë sepse ishte fëmija i djalit të saj të preferuar. Ajo gjithashtu favorizoi vëllanë tim, Rëné, sepse ai ishte i parëlinduri i familjes. Rëné ishte një fëmijë shumë i mirë, i qetë dhe serioz e punëtor, me një dhunti për muzikë. E admiroja shumë dhe do të mësoja përmendësh çfarëdo mësimi që e dëgjoja të recitonte kur bënte detyrat e shtëpisë. Kisha një kujtesë të mirë dhe kjo ishte përgatitje e mirë për klasat e mia më vonë; por, ndonëse isha një studente e mirë, isha edhe rebele. Më pëlqen më tepër të luaj me kukullat e mia sesa të bëj ndonjë gjë tjetër! Një herë, Rëné dhe mua na ngarkuan me thurjen e një trikoje, secilin për thurjen e gjysmës së saj; në kohën që Rëné kishte mbaruar gjysmën e saj, dy mëngët dhe jakën, unë ende po hasja vështirësi me pjesën e përparme. Punimi në shtiza ishte i vështirë, megjithatë ai ishte aq i zoti në të, kurse unë isha shumë dembele dhe doja vetëm të luaja. Gjithashtu, tregohesha e padisiplinuar dhe e pacipë, duke ua kthyer fjalën prindërve të mi. Duhet të kem qenë goxha telash! Ndihesha e padëshiruar, veçanërisht kur më krahasonin në mënyrë të pafavorshme me vëllain tim të madh, i cili nuk mund të bënte keq. Kur vështroj nga e kaluara, e kuptoj që gjithmonë jam ndjerë shumë afër tij dhe e kam dashur gjithmonë shumë. Ma merr mendja se kam mësuar ta dua duke e imituar! Kjo dashuri e thellë më ka mbetur gjithë jetën. Me sa duket, gjithçka që mësojmë si fëmijë na formon dhe ngjyros personalitetin tonë përgjithmonë. Nuk ka pasur rivalitet të vëllezërve dhe motrave mes të dyve, pasi nuk mbaj mend të kem ndjerë ndonjë xhelozi ndaj tij dhe besoj se dashuria dhe afrimiteti i thellë mes nesh më kanë mbajtur që të mos zemërohem pavarësisht nga qëndrimi i prindërve dhe gjyshes ndaj meje dhe lavdërimet e tyre të vazhdueshme për vëllain tim.

Kur Rëné ishte nëntë vjeç, ai u regjistrua në shkollën e muzikës. Të gjitha lutjet e mia për t’u regjistruar gjithashtu u anuluan: Unë isha vajzë dhe nuk më lejohej të bëja gjëra që bënin djemtë. Rëné shkëlqeu edhe në këtë, dhe shumë shpejt filloi të mësonte të luante klarinetë dhe më në fund u bashkua me Orkestrën e Valencës si klarinetist. Një shok i shkollës sime, që ndiqte të njëjtën shkollë muzikore, më tha me admirim se vëllai im ishte “hors concours”, që do të thotë përtej vlerësimit dhe lavdërimeve. E doja dhe gëzohesha me lavdinë e tij dhe isha e lumtur kur ktheja faqet e partiturës kur ai luante klarinetën në shtëpi. Banesa jonë ushtonte gjithnjë nga muzika e tij, kur ai po praktikonte luspat e tij ose kur luante pjesë si Shéhérazaden e Rimski-Korsakoffit ose Kavalerinë e Lehtë të von Soupé ose Marshin Persian. Në ditët e sotme, sa herë që dëgjoj Koncertin e Klarinetës të Ueberit ose Koncertin e Klarinetës të Mozartit, ndihem përsëri ajo vajzë e vogël që hap faqet për vëllain e saj të dashur. Sa e doja dhe e admiroja! Sigurisht, ende e dua, pavarësisht nga të gjitha vitet, ndryshimet, largimet dhe afrimet – ai është dhe do të jetë gjithmonë spiranca ime, vëllai që shikoj me adhurim, vëllai që e doja sepse ai ishte gjithçka që unë nuk isha: i qetë dhe serioz, i mirë dhe i dashur, kurse unë e tërbuar, e gjallë, rebele... dhe e padëshiruar. Mos ndoshta fakti që ishte aq i dashur e bënte aq të sigurt për veten dhe të dëshiruar, apo ishte i dashur sepse ishte i dëshiruar në radhë të parë? Dyshoj se ishte e para dhe besoj se të duash një fëmijë është dhurata më e madhe që prindërit mund t’i japin atij dhe asaj fëmije, dhe kjo është rrënja e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

Shkova në një shkollë vetëm për vajza. Shkolla e djemve ishte e ndarë me anë të shkollës së infermierisë dhe mbaj mend se në moshën njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë vjeç bëhesha kureshtare pse vajzat e klasave më të larta ishin aq të interesuara për djemtë. Një herë, para se të fillonte mësimi, më thanë se vëllai im, Rëné, ishte përplasur nga një makinë. Dola nga oborri dhe e pashë të shtrirë në rrugë, me një turmë që e rrethonte. Nuk mund të mos qaja duke e parë të shtrirë në trotuar dhe me dhimbje. Shumë më vonë, e identifikova atë dhimbje kur lexova një letër nga poetja franceze, Madam dë Sévinj për vajzën e saj të sëmurë, që thoshte: “J’ai mal a votre gorge…” (ndihem keq kur të dhemb fyti)

Më pëlqente shkolla. Më pëlqente të mësoja dhe duhet të kem qenë një fëmijë i zgjuar sepse e anashkalova klasën e dytë. Të qenit një nxënës yll më bëri të përkëdhelurën e mësueses në shumicën e klasave të mia. Sidoqoftë, unë me shoqet e mia e kishim frikë drejtoreshën. Zonjushë Herbet ishte një grua jashtëzakonisht e rreptë, ajo ishte e pamartuar dhe një tmerr i vërtetë për të gjitha ne vajzat. Çfarë befasie ishte ajo për mua, se! Fillova ta dua zonjushë Herbet dhe jam e sigurt se ajo më donte mua. Arrija ta lexoja dashurinë dhe miratimin në sytë e saj, madje më ftoi edhe në banesën e saj për të pirë çaj me të pas shkollës. Banesa e saj ndodhej në katin e dytë të shkollës dhe ecnim në majë të gishtave me druajtje kur kalonim para derës së saj, gjatë rrugës për në klasa. Mbaj mend që një ditë ajo më thirri në klasë dhe më kërkoi që ta thoja përmendësh mësimin tonë për atë ditë. Me turp të madh dhe pas një heshtje të gjatë, e pranova se nuk e kisha studiuar mësimin. Ajo u përgjigj: “Shumë keq, mund të ulesh. Po të vë zero”. Kjo zero ishte një notë shumë e keqe në regjistrin tim dhe u ndjeva mjaft e poshtëruar. Zonjushë Herbet thirri disa nxënës të tjerë dhe, duke i dëgjuar ata, qeshë në gjendje të mësoja përmendësh teoremat e gjeometrisë, që nuk i kisha studiuar një natë më parë. U pëshpërita shokëve të mi se e dija mësimin tani dhe, me shumë entuziazëm, ata i thanë mësueses se mund ta thoja tani përmendësh. Zonjushë Herbet më thirri përsëri dhe unë e thashë përmendësh teoremën pa asnjë gabim. E gjithë klasa nisi të brohoriste dhe iu lut mësueses të ma hiqte notën pakaluese. U ndieva tepër e lehtësuar kur ajo veproi kështu. Çfarë fitoreje që ishte!

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Viktimë E Pallogaritur»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Viktimë E Pallogaritur» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Viktimë E Pallogaritur»

Обсуждение, отзывы о книге «Viktimë E Pallogaritur» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x