Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë
Здесь есть возможность читать онлайн «Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: foreign_contemporary, foreign_fantasy, Фантастика и фэнтези, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.
- Название:Rikthim Në Tokë
- Автор:
- Жанр:
- Год:неизвестен
- ISBN:978-8-87-304018-7
- Рейтинг книги:3 / 5. Голосов: 1
-
Избранное:Добавить в избранное
- Отзывы:
-
Ваша оценка:
- 60
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Rikthim Në Tokë: краткое содержание, описание и аннотация
Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Rikthim Në Tokë»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.
Rikthim Në Tokë — читать онлайн ознакомительный отрывок
Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Rikthim Në Tokë», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.
Интервал:
Закладка:
E dinte mirë që po tâi jepte fillimisht të drejtë interlokutorit, ai do të bëhej shumë më i predispozuar.
«Por tanimë jemi kaq afër.»
«Afër me çfarë?» gërthiti koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke mbështetur grushtat mbi tryezën e punës. «Ka javë që më përsërit të njëjtin refren. Nuk jam më i predispozuar që të të besoj pa parë me sytë e mi diçka konkrete.»
«Nëse do të kem nderin që të më bëni shoqëri sonte mbrëma në darkë, do të jem e lumtur të tregoj diçka që do tâju bëjë të besoni sërish. Si thoni? »
Dhëmbët e saj tepër të bardhë që vunë në dukje një buzëqeshje të mrekullueshme dhe kalimi i dorës mes flokëve të verdha të gjata, e bënë të vetën. Ishte e sigurt që e kishte bindur.
Koloneli rrudhi vetullat duke u përpjekur të mbante një vështrim të zemëruar, por edhe ai vetë e dinte më së miri që nuk do tâi kishte rezistuar atij propozimi. Elisa gjithmonë i kishte pëlqyer disi dhe një darkë e vogël e intrigonte shumë.
Fundja ai, pavarësisht dyzet e tetë viteve të tij, ishte akoma një burrë i pashëm. Fizik prej atleti, linja të theksuara, flokë të shkurtër të thinjur, vështrim të fortë dhe të vendosur i shoqëruar nga sy shumë të kaltër, një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer që i lejonte atij të mbështeste diskutime mbi argumente të panumërt, të gjitha të bashkuara nën hijeshinë e padiskutueshme të uniformës, e bënin një eksponent të gjinisë mashkullore akoma shumë âinteresantâ.
«Ok» shfryu koloneli «por nëse sonte mbrëma nuk më sillni vërtet diçka konkrete, atëherë mund të filloni të mblidhni gjithë veglat tuaja dhe të përgatisni valixhet». U mundua të përdorte tonin më autoritar që dispononte, por kjo gjë nuk i doli shumë mirë.
«Në orën 8 të darkës të bëheni gati. Do të vijë një makinë që tâju marrë tek hoteli» dhe e mbylli bisedën duke u penduar disi që nuk e kishte përshëndetur fare.
Dreq, duhet të shpejtoj. Më mbeten vetëm pak orë para së të bëhet errësirë.
«Hisham» bërtiti duke dalë nga tenda. «Shpejt, grumbullo të gjithë ekipin. Do të më duhet gjithë ndihma e mundshme.»
Përshkoi, me hapa të shpejtë, ato pak metra që e ndanin nga zona e gërmimeve, duke lënë pas vetes një sërë shtëllungash gjithë pluhur. Në pak minuta, të gjithë u grumbulluan rreth saj në pritje të urdhërave të saj.
«Ti, të lutem, hiqe rërën nga ajo qoshe» urdhëroi ajo duke treguar thepin e gurit që ishte më larg prej saj. «Ndihmoje dhe ti. Te lutem, bëni shumë kujdes. Nëse është ashtu siç mendoj, ky objekt do të na shpëtojë prapanicën. »
Anija kozmike Theos â Orbita e Jupiterit
Moduli sferik i transferimit të brendshëm, i vogël si përmasë por tepër i rehatshëm, po përshkonte me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, në tubin numër tre, që do ta dërgonte Azakisin te hyrja e kabinës, pikërisht aty ku po e priste shoku i vet Petri.
Theosi, edhe ai në formë sferike me një diametër prej nëntëdhjetë e gjashtë metra, ishte i përbërë nga tetëmbëdhjetë tuba cilindrikë, secili me një gjatësi prej pak më shumë se treqind metra, që, si meridianët, ishin ndërtuar me një largësi dhjetë gradë njëri nga tjetri dhe duke mbuluar të gjithë perimetrin. Secili nga njëzet e tre nivelet, katër metra të gjatë, me përjashtim të hambarit qendror të anijes, (niveli i njëmbëdhjetë) që ishte dyfishi i gjatësisë, mund të arrihej lehtësisht në sajë të ândalesaveâ që kishte çdo tub në secilin kat. Praktikisht, për të shkuar nga njëri skaj i anijes tek tjetri, mund të duheshin maksimumi pesëmbëdhjetë sekonda.
Frenimi i modulit u konstatua sakaq. Dera u hap me një fishkëllimë të lehtë dhe prapa saj u duk Petri, që qëndronte me këmbë të hapura dhe me krahë të kryqëzuara.
«Ka orë të tëra që po pres» i tha me një ton shumë pak bindës. «Nuk mbarove së bllokuari filtrat e ajrit me atë gjë të shpifur me erë të keqe që mban gjithmonë pas vetes?» Aludimi që i bënte për cigaren ishte paksa i hollë.
Duke mos ia vënë veshin provokimit, me një buzëqeshje të lëhtë, Azakisi hoqi nga rripi analizuesin portabël dhe e aktivizoi me një gjest të gishtit të madh.
«Ma mbaj këtë dhe të shohim që të nxitojmë» i tha duke i kaluar me një dorë aparatin, ndërsa me tjetrën kërkonte që të fiksonte nga e djathta sensorin në brendësi të xhuntos. «Mbërritja është parashikuar për afro 58 orë dhe jam me të vërtetë shumë i merakosur. »
«Përse?» e pyeti Petri me naivitet.
«Nuk e di. Sikur kam ndjesinë se po na pret një surprizë e pakëndshme.»
Instrumenti që mbante në dorë Petri filloi të shënonte një seri tingujsh në frekuenca të ndryshme. E vëzhgoi pa patur idenë më të vogël se çfarë donte të thoshte. Ngriti vështrimin ngultas drejt pamjes së shokut në kërkim të ndonjë shenje por nuk vuri re gjë. Azakisi, duke lëvizur me shumë kujdes, e çoi sensorin tek xhuntoja tjetër. Një tjetër mori tingujsh të padeshifrueshëm doli nga analizuesi. Heshtje paskëtaj. Azakisi ia la instrumentin shokut të vet, vëzhgoi me vëmendje rezultatet, më pas buzëqeshi.
«Gjithçka në rregull. Mund të vazhdojmë.»
Vetëm atëherë Petri e ndjeu se, vetëm për pak, kishte ndaluar së marri frymë. Nxori jashtë të gjithë ajrin dhe përjetoi menjëherë një sens çlodhjeje. Një defekt, qoftë dhe më i vogli, te një prej atyre xhuntove do të kishte mundur që të kompromentonte misionin në mënyrë të pakthyeshme, duke i detyruar të ktheheshin mbrapa sa më shpejt që të mundeshin. Ishte gjëja e fundit që do të kishin dëshiruar të bënin. Kurse tani thuajse ia dolën.
«Po shkoj të pastrohem» tha Petri duke u përpjekur që të shkundte ca pluhurin nga trupi «Kontrolli tek tubat e shkarkimit kështu është gjithmonë kaq...» dhe duke shtrembëruar buzën e sipërme shtoi « formuese! »
Azakisi buzëqeshi. «Shihemi tek kabina e komandimit.»
Petri thirri kapsulën dhe një sekondë më pas ishte zhdukur.
Sistemi qendror njoftoi se orbita e Jupiterit ishte kaluar pa vështirësi dhe se po lëviznin pa problem në drejtim të Tokës. Me një lëvizje të lehtë por të shpejtë, të syve nga e djathta, Azakisi i kërkoi O^COM-it të tij që tâi tregonte sërish itinerarin. Pikëza blu që lëvizte mbi vijën e kuqe, tani ishte zhvendosur paksa drejt orbitës së Marsit. Count-down, që tregonte kohën e përllogaritur të mbërritjes, shënonte fiks 58 orë dhe shpejtësia e anijes ishte me 3.000 Km/sek. Ishte gjithmonë e më nervoz. Në fund të fundit, ajo ku po udhëtonin, ishte anija e parë kozmike e pajisur me motorët e rinj Bousen, të ideuar krejt ndryshe nga të mëparshmit. Projektuesit deklaronin se ata motorë do të ishin në gjendje që të shtynin anijen me një shpejtësi të afërt me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës. Ende nuk ishte marrë guximi që të arrihej aq larg. Për momentin, 3.000 Km/sek, i dukej më se mjaftueshëm për një udhëtim të parë.
Читать дальшеИнтервал:
Закладка:
Похожие книги на «Rikthim Në Tokë»
Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Rikthim Në Tokë» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.
Обсуждение, отзывы о книге «Rikthim Në Tokë» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.