Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë
Здесь есть возможность читать онлайн «Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: foreign_contemporary, foreign_fantasy, Фантастика и фэнтези, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.
- Название:Rikthim Në Tokë
- Автор:
- Жанр:
- Год:неизвестен
- ISBN:978-8-87-304018-7
- Рейтинг книги:3 / 5. Голосов: 1
-
Избранное:Добавить в избранное
- Отзывы:
-
Ваша оценка:
- 60
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Rikthim Në Tokë: краткое содержание, описание и аннотация
Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Rikthim Në Tokë»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.
Rikthim Në Tokë — читать онлайн ознакомительный отрывок
Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Rikthim Në Tokë», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.
Интервал:
Закладка:
Për atë kjo nuk kishte rëndësi.
Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.
U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak
Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin tâi binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown 6, duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit 7, ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante ânjë kapakuâ të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.
Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.
Për tâi deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.
«Profesoreshë.»
Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për tâu mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.
«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »
«Erdha. Faleminderit Hisham.»
Përfitoi nga pushimi i detyruar për tâi lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.
Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...
U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.
Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë tâi mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i cili, me një pamje jodashamirëse, vështronte kot ngultas në pritje të një përgjigjeje prej saj.
Koloneli ishte zyrtarisht përgjegjësi i skuadrës strategjike të antiterrorit të qendrës në Nasiria por detyra e tij efektive, ishte ajo e kordinimit të një serie kërkimesh shkencore të urdhëruara dhe të kontrolluara nga një departament misterioz ELSAD 8. Një departament i tillë ishte i rrethuar nga misteri i vetëm që mbështjell të gjitha strukturat e këtij lloji. Pothuaj askush nuk i dinte me saktësi qëllimet dhe objektivat e gjithë organizmit. Dihej vetëm se komanda operative përgjigjej drejtpërdrejt tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fundja Elisës nuk i interesonte shumë nga e gjithë kjo. Arsyeja e vërtetë për të cilën kishte vendosur të pranonte ofertën për pjesëmarrje në një nga misionet, ishte që më në fund do të kishte mundësi që të kthehej tek vendet që i dashuronte më shumë në botë, duke bërë punën që i pëlqente sa sâthuhet dhe në të cilën, pavarësisht moshës së saj relativisht të re (30 vjeç), ishte një nga më të aftat dhe më të vlerësuarat e fushës.
«Mirëmbrëma kolonel» i tha duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e saj më të këndshme. «Për çfarë kam nderin?»
«Profesoresha Hanter, mjaft me këto ojna. E dini shumë mirë arsyen për të cilën po ju thërras. Leja që ju është dhënë për të përfunduar punimet tuaja ka skaduar që prej dy ditësh dhe kështu që ju nuk mund të qëndroni më aty.»
Zëri i tij ishte i prerë dhe i vendosur. Këtë herë, as pamja e tij e padiskutueshme nuk do të ishte mjaftueshëm për tâi shkëputur ndonjë zgjatje të fundit të afatit. Vendosi kështu që të luante kartën e saj të fundit.
Që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishte marrë vendimin në 23 mars 2003 për të pushtuar Irakun, me qëllimin e qartë për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Saddam Hussein, i akuzuar për zotërimin e armëve të asgjësimit në masë (akuza rezultoi më pas si e pabazë) dhe për mbështetjen e terrorizmit islamik, në Irak, të gjitha kërkimet arkaeologjike, tashmë tepër të vështira në kohë paqe, përjetuan një ndërprerje të menjëhershme. Vetëm fundi zyrtar i këtyre konflikteve, që ndodhi në 15 prill 2003, kishte rindezur shpresën e të gjithë arkeologëve nga e gjithë bota, për të pasur mundësi që tâu riafrohen një prej vendeve nga ku, me sa duket, ishin zhvilluar qytetërimet më të lashta në histori dhe më pas kishin përhapur kulturën e tyre në tërë globin tokësor. Vendimi më pas i autoriteteve irakene, në fundin e vitit 2011, për të nisur përsëri gërmimet arkeologjike në disa vende me vlera të paçmuara historike me qëllim âpër të vazhduar ruajtjen e trashëgimnisë së vet kulturoreâ, e kishte kthyer më në fund shpresën në siguri. Nën mburojën e OKB-së dhe shumë autorizimeve paraprake të firmosura dhe rifirmosura nga një numër i parrëfyeshëm âautoriteteshâ, disa grupe kërkuesish të përzgjedhur dhe të mbikqyrur nga komisione specifikisht të angazhuara, do të kishin mundësi të vepronin, në kohë të kufizuara, në zonat kryesore arkeologjike të interesit brenda territorit iraken.
«I dashur kolonel» i tha, duke u afruar sa më shumë që mundej drejt webkameras, në mënyrë që sytë e saj të mëdhenj dhe jeshilë si smerald të mund të kishin efektin që shpresonte. «Ju keni plotësisht të drejtë.»
Читать дальшеИнтервал:
Закладка:
Похожие книги на «Rikthim Në Tokë»
Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Rikthim Në Tokë» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.
Обсуждение, отзывы о книге «Rikthim Në Tokë» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.