Yael Eylat-Tanaka - Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj

Здесь есть возможность читать онлайн «Yael Eylat-Tanaka - Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. Жанр: unrecognised, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.

  • Название:
    Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
  • Автор:
  • Жанр:
  • Год:
    неизвестен
  • ISBN:
    нет данных
  • Рейтинг книги:
    3 / 5. Голосов: 1
  • Избранное:
    Добавить в избранное
  • Отзывы:
  • Ваша оценка:
    • 60
    • 1
    • 2
    • 3
    • 4
    • 5

Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj: краткое содержание, описание и аннотация

Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.

Çfarë do të thotë sukses? Si matet ai: pasuri, famë, shumë miq? Ky libër eksploron shumë shtresa të asaj që përbën suksesin e vërtetë dhe se si dikush mund ta arrijë atë.
Suksesi është ajo që të gjithë pretendojnë se duan; e megjithatë, pak janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të mjaftueshme se çfarë është. Për shumë, suksesi është famë dhe pasuri, ndonëse ata që me të vërtetë e arrijnë atë “qëllim” janë relativisht të paktë. Në fakt, suksesi është një koncept i menjëhershëm që kërkon ngritje dhe ripërcaktim të vazhdueshëm: Pasi të keni arritur atë që mendoni se është suksesi, duhet të vazhdoni të punoni për ta mirëmbajtur atë! Përkufizimi i suksesit nuk është i thjeshtë, por mjetet për të janë të hapura për këdo që me të vërtetë i miraton parimet e tij themelore. Për çudi, shumë prej atyre që nuk e shijojnë atë që kuptohet gjerësisht si sukses, ende pretendojnë të jenë të lumtur. Në fakt, siç do ta shohim, lumturia është një pjesë integrale e të gjithë fenomenit të suksesit.

Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj — читать онлайн ознакомительный отрывок

Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.

Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Jetët tona janë mbushur me mbingarkesë informacioni, projekte për të përfunduar, aktivitete jashtëshkollore dhe orare kërkuese të punës. Ne vazhdimisht bombardohemi me të gjitha llojet e nxitjeve, reklamave televizive, faqeve të mediave sociale, ofertave të drejtpërdrejta të postës dhe seminareve në internet, të gjitha gjoja të caktuara për të përmirësuar jetën tonë. “Arrini gjithçka që mundeni!” deklarojnë ata; “Bëni më shumë para!” “Arrini yjet!” “Bëhu gjithçka që mund të bëhesh!” “Thyej pengesat që i ke krijuar vetë!” trumbetojnë ata. Për të qenë të sigurt, shumë prej atyre programeve bazohen në kërkime të shëndosha shkencore dhe janë pa dyshim të ligjshme. Nuk janë vetë programet që duhet të sfidohen; është fokusi i tyre.

E shkrova këtë libër për të dhënë ndjenjën time se suksesi është shumë më tepër sesa paratë dhe pasuria. Pasuria e vërtetë është vetë jeta – shëndet, miqësi, lidhje familjare, lidhje, qetësi. Ato lartësojnë shpirtin njerëzor dhe mishërojnë cilësi mirënjohjeje për çdo aspekt të jetës. Kushdo që ka përballuar fatkeqësi dhe ka mbijetuar i padëmtuar, madje, më tepër sepse e ka duruar atë, thuhet se është i pasur përtej koprracisë. Ky është suksesi.

Të gjithë ne zotërojmë brenda vetes veprat e madhështisë. Kjo nuk është ndonjë deklaratë e mirëfilltë publike, një pohim tjetër për të recituar ndërsa përdridhemi në një pozicion të fshehtë të jogës. Është më shumë se të menduarit pozitiv. Është një e vërtetë e pandryshueshme: Qeniet njerëzore kanë aftësinë të arrijnë lartësi të mëdha, si ambasadorë dhe lehtësues të progresit, teknologjisë dhe përmirësimit të njerëzimit. Për të qenë të sigurt, ka shumë pengesa për arritjen e madhështisë, megjithatë një nga më tinzaret mund të kuptohet nga një parim i vetëm: një qëndrim i keq, një verbëri ndaj pasurive të jetës; pamundësia për të njohur ose pranuar suksesin si përfaqësues të gjithë jetës, vështirësitë si dhe triumfet.

Shërimi është një zhvendosje e paradigmës.

Kapitulli 1

Zhvendosje e paradigmës

Çfarë është suksesi – dhe çfarë nuk është

Suksesi është një nga ato fjalët rrjedhëse, që është bërë tërheqëse në leksikun tonë modern për të treguar gjithçka, që nga një ngritje e kërkuar në detyrë deri te pranimi nga ekipi i preferuar i futbollit. Kuptimi që i bashkangjitet më së shpeshti fjalës është një masë fati i papritur financiar që do të sillte realizimin e të gjitha ëndrrave tona. Pasuria dhe prestigji simbolizojnë suksesin, mbase për shkak të përshtypjes që, nëse kemi arritur një sukses të madh, vlera e tij financiare duhet të përfaqësojë atë arritje. Në fund të fundit, cili do të ishte kuptimi i krijimit të një arti të shkëlqyeshëm, ose i luftës për të ngjitur shkallët e korporatave, nëse shpërblimet financiare nuk do të ishin pjesë e rezultatit të lojës?

Unë besoj se koncepti i suksesit duhet të rivlerësohet. A ishte Van Gog një sukses? Jo sipas standardeve të sotme. Ai luftoi për të shitur pikturat e tij, ishte i dëshpëruar dhe i çrregullt në sjellje dhe vdiq një njeri i varfër. Megjithatë, vepra e tij shfaqet dhe admirohet në disa nga muzetë më prestigjiozë të botës, dhe pikturat e tij sjellin shuma të pabesueshme në ankand. Po ish-presidenti Xhimi Karter? A mund të etiketohet ai një sukses? Ai ishte udhëheqësi i botës së lirë për një moment të ndritshëm, pastaj u tërhoq në një jetë të zakonshme filantropie duke ndërtuar shtëpi për të varfërit dhe të paprivilegjuarit.

Njerëz të famshëm të Hollivudit, manjatët e Uoll Stritit, madje edhe shumë politikanë mund të hijeshojnë faqet e revistave prestigjioze për shkak të ndikimit të tyre në kulturë, mendjemprehtësisë së tyre financiare ose kompetencës në biznesin e tyre. Ata përfaqësojnë një formë suksesi, që kemi nisur ta nderojmë, admirojmë dhe përpiqemi ta arrijmë. Si shoqëri, kemi qenë të indoktrinuar në rregullat e materializmit dhe përmbushjes, si simbolet e një jete të jetuar mirë. Pasuria në vetvete duket se është kodi i suksesit.

Hyrje në rrugën e mëkatit

Ne i adhurojmë njerëzit e famshëm. I ngremë ata në piedestal, me meritë ose jo. Pretendimi i tyre i vetëm për famë mund të jetë një film që fitoi miliona dollarë ose duke shënuar numrin më të madh të pikëve në bejsboll. Në të vërtetë, befasohemi plotësisht kur një nga këta yje kapet me presh në duar në ndonjë komplot, ose më keq, në ndonjë krim.

Më kujtohet një njeri i famshëm në fushën e golfit, Tajgër Uds. I bukur, i përsosur, i talentuar, me një grua jashtëzakonisht të bukur dhe fëmijë të adhurueshëm. Ai u angazhua në një aktivitet jashtëshkollor jo të këndshëm dhe, siç pritej, gruaja e tij u divorcua mes një skandali publik dhe të turpshëm, shumë prej sponsorëve të tij i anuluan kontratat me të dhe ai humbi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij të mëparshme. Më keq akoma, popullariteti i tij u ndëshkua rëndë, dhe ma merr mendja se vetëvlerësimi i tij nuk shkoi më mirë.

Lojtarët profesionistë të topit mund të zotërojnë rroga të pahijshme, lajkatohen nga masat e magjepsura pas yjeve dhe mbahen si modele të suksesit. Ata intervistohen nga gazetarë të shquar, shfaqen në kopertinat e revistave të shquara, shpërblehen nga sponsorët me marrëveshje marketingu që i nxisin më tej ata dhe përdorin imazhin e tyre si simbolikë të produktit që ata po reklamojnë, duke lidhur kështu me nënvetëdije suksesin e tyre të perceptuar me produktin që ata përfaqësojnë. Rrallëherë bëjmë një pushim dhe reflektojmë mbi karakterin e tyre. Nëse një prej këtyre personave të famshëm do të shfaqet në lajme për kryerjen e ndonjë akti të ndaluar, aq më pak të ndonjë krimi të vërtetë, mediat mblidhen së bashku për të reportuar ngjarjet rreth aktit, duke analizuar motivet e mundshme, duke debatuar nëse një falje publike do të ishte efektive dhe duke raportuar, veç kësaj, fajtorin dhe aktin e tyre të pështirë. Kujto raportimin televiziv disa mujor të gjyqit për vrasje të dyfishtë të O.J. Simpson. Çfarë kishte në lidhje me të, që meritonte kaq shumë shqyrtim? Pse publiku ishte aq i dashuruar me çdo detaj joshës të gjyqit të tij të vrasjes? Po, dikur ai ishte një lojtar i famshëm futbolli dhe kishte folur për famën e tij në sport duke interpretuar si komentator televiziv, si dhe duke u shfaqur në disa filma të harruar. A është kjo ajo që e mbajmë si shembull të suksesit?

Duket se thjesht arritja e një farë mase të famës – apo ndoshta namit të keq – na shtyn të kërkojmë lajme interesante rreth jetës së atij personi. Faqet e revistave të thashethemeve janë të mbushura me histori rreth njerëzve të rëndësishëm të Hollivudit ose Uoll Stritit, dhe çdo detaj i jetës së tyre shfaqet me shkronja të mëdha në media që të gjithë të entuziazmohen. Dhe si shoqëri, ne kemi detyrime. Titujt në revistat me thashethemeve ekzistojnë pikërisht sepse publiku i kërkon ato.

Këta njerëz të famshëm nuk janë aspak të vetëm në abuzimin me vlerat e tyre personale. Duket se fama dhe pasuria, simpatizuesit e adhuruar, prestigji dhe lajkatimi janë bileta për një ndjenjë të shthurur të së drejtës dhe të gabuarës. Nëse kjo është e vërtetë, bëhet pyetja e qartë pse? Cila është lidhja midis grumbullimit të pasurisë e lavdisë dhe heqjes dorë nga parimet themelore? A është ky çmimi që paguajmë për copëzat e asaj që kemi nisur ta shoqërojmë me suksesin?

Arsyeja që adhurojmë njerëzit e famshëm është se dëshirojmë të shijojmë me sukses disa nga sukseset e tyre – ose atë që besojmë se është suksesi. Nëse blejmë atë fustan të mrekullueshëm që pamë të veshur nga Anxhelina Zholi, ose nëse e blejmë atë Kadillak, atëherë edhe ne do të jemi seksi dhe joshës, dhe mund të na përshtaten disa nga mistikat e Methju MekKanohej. Do të ndihemi gjithashtu të dëshirueshëm e të popullarizuar. Nëse e përdorim atë pas rroje ose pimë atë birrë marke, edhe ne do të notojmë në pishinën e joshjes dhe prestigjit. Mund të imagjinojmë duke dëgjuar xhaz të hatashëm, që depërton nëpër mure, ndërsa e përfytyrojmë veten duke shëtitur në një dhomë elegante, të veshur me një smoking, ku të gjithë i kanë sytë nga ne dhe ka gra që bërtasin për një shikim anash në drejtimin tonë.

Читать дальше
Тёмная тема
Сбросить

Интервал:

Закладка:

Сделать

Похожие книги на «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj»

Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.


Отзывы о книге «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj»

Обсуждение, отзывы о книге «Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.

x