Danilo Clementoni - Kryqëzimi Me Nibirun
Здесь есть возможность читать онлайн «Danilo Clementoni - Kryqëzimi Me Nibirun» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: foreign_contemporary, foreign_fantasy, Фантастика и фэнтези, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.
- Название:Kryqëzimi Me Nibirun
- Автор:
- Жанр:
- Год:неизвестен
- ISBN:978-8-87-304254-9
- Рейтинг книги:3 / 5. Голосов: 1
-
Избранное:Добавить в избранное
- Отзывы:
-
Ваша оценка:
- 60
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Kryqëzimi Me Nibirun: краткое содержание, описание и аннотация
Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Kryqëzimi Me Nibirun»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.
Kryqëzimi Me Nibirun — читать онлайн ознакомительный отрывок
Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Kryqëzimi Me Nibirun», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.
Интервал:
Закладка:
«Dhe mund tâju siguroj se janë të konsiderueshme» shtoi Azakisi, duke i dhënë mikut të tij një të rrahur tek supet.
«Shkurtimisht, bëhet fjalë për një lloj sistemi antigravitacional. Bazohet te një parim mbi të cilin, siç po thoja, po studiohet akoma por që mund të provoj ta përmbledh në pak fjalë të thjeshta.»
«Mendoj se do jetë shumë më mirë» komentoi Elisa. «Mos harroni se ne i përkasim një specieje e cila, në krahasim me tuajën, mund të përkufizohet fare mirë si më pak e zhvilluar.»
Petri pohoi lehtazi. U afrua kështu tek paraqitja tredimensionale e objektit të çuditshëm dhe vazhdoi qetë qetë me shpjegimin e tij. «Kjo, që ti më parë e quajte âobjekt në formë petulleâ, përkufizohet gjeometrikisht si toroid. Unaza rrethore është e zbrazët, ndërsa ajo që thjesht mund ta quanim âvrima qendroreâ përmban sistemin e shtytjes dhe të kontrollit.»
«Deri këtu është gjithçka e qartë» foli Elisa gjithnjë e më e interesuar.
«Shumë mirë. Tani të shohim parimin e funksionimit të sistemit.» Petri rrotulloi imazhin e toroidit dhe shfaqi pjesën e brendshme. «Unaza do të mbushet me një gaz, vetëm të një izotopi të Heliumit, që, i ftohur në një temperaturë afër zeros absolute, ndryshon gjendjen dhe shndërrohet në një lëng me karakteristika tepër të veçanta. Praktikisht, viskoziteti i tij bëhet thuajse zero dhe arrin të rrëshqasë pa gjeneruar asnjë fërkim. Këtë karakteristikë ne e quajmë âsuper-rrjedhshmëriâ.»
«Tani po e humbas paksa fillin» tha me trishtim Elisa.
«Për ta bërë më të thjeshtë, ky gaz në gjendje të lëngët, stimuluar në mënyrën e duhur nga struktura e unazës, do të arrijë të lëvizë në brendësi të saj, pa asnjë vështirësi, dhe me një shpejtësi të afërt me atë të dritës, duke arritur ta mbajë për një kohë teorikisht të pakufizuar.»
«E mahnitshme» arriti vetëm të thoshte Xheku, që nuk kishte humbur as edhe një rrokje nga i gjithë shpjegimi.
«Në rregull, tani besoj se e kuptova» shtoi Elisa. «Po si do tâia bëjë ky mjet që të përballojë efektet e tërheqjes gravitacionale ndërmjet dy planeteve?»
Diskutimi këtu bëhet shumë i komplikuar» iu përgjigj Petri. «Le të themi se, rrotullimi i superlëngut me shpejtësi të afërt me atë të dritës, gjeneron një kurbë të madhësisë së vazhduar kohë- hapësirë rreth vetes, duke shkaktuar një efekt antigravitacional.»
«Djalli ta marrtë» shfryu Elisa. «Profesori im i vjetër i fizikës do të më vijë vërdallë edhe në varr.»
«Dhe jo vetëm ai, e dashur» shtoi koloneli. «Nëse e kuptova mirë se çfarë po mundohen që të na shpjegojnë këta dy zotërinjtë, këtu po flitet për të përmbysur shumë nga teoritë dhe konceptet që disa nga shkencëtarët tanë janë përpjekur të analizojnë dhe studiojnë gjithë jetën. Parimi i antigravitetit u vu në teori më shumë se një herë por kurrë nuk ka arritur njeri që ta demostrojë plotësisht. Përpara nesh» dhe tregoi objektin e çuditshëm «kemi më në fund provën se kjo është vërtet e mundur.»
«Unë do të ecja pak me më shumë kujdes» foli Azakisi, duke e ftohur pakëz euforinë e kolonelit. «E ndjej për detyrë që tâju informoj se kjo gjë nuk është eksperimentuar asnjëherë mbi objekte të mëdha si planetet, ose më mirë, e kemi provuar dy cikle më përpara po nuk shkoi tamam siç e prisnim. Dhe për më tepër, do mund të verifikoheshin ngjarje që nuk i kishim parashikuar dhe...»
«Je po i njëjti tersndjellës» tha Petri duke i ndërprerë fjalën shokut të tij. «Mekanizmi është treguar më shumë se një herë. Vetë anija jonë kozmike përdor pjesë të këtij parimi për shtytjen e saj. Të përpiqemi të jemi optimistë.»
«Edhe pse nuk më duket se ka alternativa të shumta apo gaboj?» pyeti Elisa me ton zhgënjyes.
«Për fat të keq, mendoj vërtet se jo» foli Petri me keqardhje, ndërsa ulte lehtë kokën. «E vetmja gjë të cilës i druhem në fakt është se, duke parë përmasat e zvogëluara të toroidit tonë, nuk do tâia dalim të thithim plotësisht gjithë efektet e tërheqjes gravitacionale dhe një pjesë e forcave të rëndesës do të arrijë prapëseprapë që të bëjë punën e vet.»
«Po thua se kjo gjë mund të mos jetë prapë e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën?» pyeti Elisa duke iu afruar alienit me një mënyrë të frikshme.
«Ndoshta jo tërësisht» ia ktheu Petri duke bërë një hap të vogël mbrapa. «Nga përllogaritjet që kam bërë, do të thoja se afro dhjetë përqind e grimcave të rëndesës mund tâi shpëtonte këtij lloj kurthi.»
«Domethënë se mund të ishte një mundim i gjithi i çuar dëm?»
«Aspak» iu përgjigj Petri. «Do të pakësojmë efektet e nëntëdhjetë përqindëshit. Do të na mbetet që të merremi me pak gjë.»
«Do ta quajmë âNewarkâ» tha Elisa e kënaqur. «Tani kemi shumë punë për të bërë. Shtatë ditë kalojnë shumë shpejt.»
Baza ajrore Camp Adder â Ikja nga burgu
Të dy personazhet e pazakontë, akoma të veshur si beduinë, sapo kishin hyrë në strofkullën e tyre në qytet kur, nga portabli i lënë ndezur mbi tavolinën e sallonit, një tingull i lehtë me ndërprerje u tërhoqi vëmendjen.
«Po tani kush dreqin është?» pyeti me bezdi ai i holli.
Trashaluqi, gjithnjë e më ngurrues, iu afrua kompjuterit dhe, pasi shtypi një fjalëkalim vërtet të komplikuar, tha «Ãshtë një mesazh nga baza.»
«Do të duan të marrin vesh rezultatin e operacionit.»
«Më jep një sekondë sa ta deshifroj.»
Mbi ekran u shfaqën fillimisht një varg karakteresh të pakuptueshme pastaj, pas një kombinimi kodesh të shtypur njëri pas tjetrit, mesazhi nisi ngadalë të përvijohej.
Gjenerali është kapur dhe është dërguar në bazën ajrore Camp Adder. Nevojitet operacioni për lirimin e tij të menjëhershëm.
«Ãa dreqin» thirri trashaluqi. «E kanë marrë vesh tashmë.»
«Po si dreqin do ta kenë marrë vesh?»
«Bah, me siguri që kanë kanale më direkte se tonat. Atyre atje nuk u shpëton asgjë.»
«E sipas tyre si do duhet të veprojmë?»
«E ku ta di unë. Këtu thuhet vetëm se duhet të shkojmë që ta lirojmë.»
«Kështu te katranosur si jemi? Nuk më duket mirë fare.»
Tipi i gjatë dhe i hollë nxori një karrige nga poshtë tavolinës, e rrotulloi nëntëdhjetë gradë pastaj, duke nxjerrë një varg rënkimesh sporadike, u plandos. «Vetëm këtë kishim mangut.»
Mbështeti njërin bërryl mbi sipërfaqen e sheshtë dhe hodhi vështrimin përtej dritares që kishte përballë. Vuri re se xhamat ishin krejt të pisët dhe se ana e djathtë kishte një të çarë që e përshkonte gati në gjithë gjatësinë.
Читать дальшеИнтервал:
Закладка:
Похожие книги на «Kryqëzimi Me Nibirun»
Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Kryqëzimi Me Nibirun» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.
Обсуждение, отзывы о книге «Kryqëzimi Me Nibirun» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.