Danilo Clementoni - Shkrimtari
Здесь есть возможность читать онлайн «Danilo Clementoni - Shkrimtari» — ознакомительный отрывок электронной книги совершенно бесплатно, а после прочтения отрывка купить полную версию. В некоторых случаях можно слушать аудио, скачать через торрент в формате fb2 и присутствует краткое содержание. ISBN: , Жанр: foreign_contemporary, foreign_fantasy, Фантастика и фэнтези, sq. Описание произведения, (предисловие) а так же отзывы посетителей доступны на портале библиотеки ЛибКат.
- Название:Shkrimtari
- Автор:
- Жанр:
- Год:неизвестен
- ISBN:978-8-87-304505-2
- Рейтинг книги:4 / 5. Голосов: 1
-
Избранное:Добавить в избранное
- Отзывы:
-
Ваша оценка:
- 80
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Shkrimtari: краткое содержание, описание и аннотация
Предлагаем к чтению аннотацию, описание, краткое содержание или предисловие (зависит от того, что написал сам автор книги «Shkrimtari»). Если вы не нашли необходимую информацию о книге — напишите в комментариях, мы постараемся отыскать её.
Shkrimtari — читать онлайн ознакомительный отрывок
Ниже представлен текст книги, разбитый по страницам. Система сохранения места последней прочитанной страницы, позволяет с удобством читать онлайн бесплатно книгу «Shkrimtari», без необходимости каждый раз заново искать на чём Вы остановились. Поставьте закладку, и сможете в любой момент перейти на страницу, на которой закончили чтение.
Интервал:
Закладка:
«Zak, më erdhi një mendim» thirri Petri duke u ngritur në këmbë. «Besoj se, duke u përpjekur pak, ndoshta mund të rikthehemi te momenti kur pulti i kontrollit u zhduk nga rripi yt i mesit.»
«Tashmë nuk ka edhe aq rëndësi por duhet të them se edhe unë jam pak kureshtar.»
«Në rregull. Atëherë para së gjithash, të shohim që të informojmë të Moshuarit mbi situatën tonë dhe sapo të kemi mbaruar me këtë, do të përpiqem ta gjej këtë informacion.»
«Elisa» foli atëherë Azakisi. «Për fat të keq i vetmi H^COM që kishim, përfundoi copë e çikë bashkë me Theosin. A do mund të na jepje atë që të lamë para se të niseshim?»
«Po thua për kokoren? Sigurisht që po. Po e sjell menjëherë.»
«Për fat të keq, gjendja është e rëndë» pëshpëriti Azakisi i kthyer nga koloneli, sapo Elisa u largua aq sa nuk mundej të dëgjonte dot. «Edhe nëse arrijmë të lidhemi me të Moshuarit, mundësitë që kemi për tâu kthyer në planetin tonë praktikisht janë zero.»
«Por nuk mund të dërgojnë dikë që tâju marrë? Edhe Zaneki ka një anije si e juaja apo gaboj?»
«Për fat të keq motorët e anijes së tij janë shumë më pak të fuqishëm se të anijes sonë. Prandaj dhe iu desh në fakt që të nisej menjëherë pas kalimit të Kodonit. Nëse nuk do të nisej në atë moment, nuk do të ishte më në gjendje të kapte Nibirun që po largohej me shpejtësi. Ne mundëm të qëndronim këtu shumë më shumë pikërisht në sajë të motorëve tanë eksperimentalë. Për fat të keq, Theosi ishte i vetmi nga flota jonë që kishte motorë të atij lloji. Prodhimi dhe montimi i dy motorëve të rinj mund të kërkonte shumë shumë kohë. Shumë shumë nga koha âjonëâ.»
«Do të thuash se mund të qëndroni këtu deri në kalimin e ardhshëm të Nibirut?»
«Ja ku është» u shpreh Elisa ndërkohë që kthehej me shpejtësi në drejtim të tyre.
«Për fat të keq, po Xhek» tha Azakisi nën zë, ndërkohë që ngrihej për të marrë kokoren H^COM që po ia jepte arkeologia.
«Faleminderit Elisa» foli alieni dhe e vuri në kokë. «Të shohim nëse funksionon.»
«Me thënë të drejtën e provuam edhe ne por nuk arritëm të flisnim me ndokënd.»
«Janë punët e mikut tim» komentoi Azakisi duke parë në drejtim të Petrit. « Ãdo gjë që bën ai, asnjëherë nuk punon.»
«Simpatik si gjithmonë» iu përgjigj Petri me një pamje serioze. «Do ta kujtoj kur të më kërkosh që të sistemoj banjën tënde.»
«Tamam» tha Elisa duke vënë buzën në gaz. «E kujtoj mirë se si funksionojnë banjat tuaja. Një eksperiencë me të vërtetë e paharrueshme.»
Të katër së bashku shpërthyen duke qeshur me zë të lartë, ku pas saj, Petri i mori kokoren Azakisit nga duart dhe tha «Prit, ore mosmirënjohës. Më parë duhet të ndryshoj modalitetin. Sistemi ishte programuar për të na telefonuar neve tek Theosi i shkretë dhe nuk besoj se mund të përgjigjet dikush atje.»
Alieni u mor për pak kohë me komandat e H^COM-it portabël pastaj, kur u kënaq me funksionimin e tij, ia kaloi prapë shokut duke i thënë «Provoje tani. Të shpresojmë se nuk më ka tradhtuar kujtesa dhe të arrij ta konfiguroj për tâu lidhur me personin që duhet.»
Azakisi nuk pati fare dyshime për kujtesën e mikut dhe vuri kokoren në kokë. Shtypi butonin e ndezjes dhe priti gjithë durim. Kaloi thuajse një minutë para se pamja tredimensionale e fytyrës kockore të shefit të tij I Moshuari të projektohej direkt në retinën e syve të tij paksa të lodhur.
«Azakis, është kënaqësi të të shoh» i foli interlokutori tullac duke ngritur krahun e djathtë të hollë në shenjë përshëndetjeje. «Po nga po më merr? Figura jote po më shfaqet shumë e pazakontë dhe e shtrembëruar.»
«Ãshtë një histori e gjatë» iu përgjigj alieni. «Ajo që po përdor tani është një pajisje e rastit për komunikimet në largësi të madhe.»
«Pra ti nuk qenke në anijen tënde? Mos më thuaj që nuk jeni nisur akoma. A e di apo jo, se kufiri kohor për të na arritur është tashmë drejt fundit?»
«Pikërisht për këtë doja tâju flisja.» Bëri një pauzë të shkurtër për të gjetur fjalët më të përshtatshme pastaj vazhdoi duke thënë «Ndodhi diçka e papritur... Anija jonë nuk është më.»
«Si nuk është më? Ãfarë do të thuash?»
«U hodh në erë. U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»
«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.
«Le të themi se ndodhën disa gjëra njëra pas tjetrës, ku në një moment duhet të më ketë rënë pulti i kontrollit në largësi.»
«Dhe dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka aktivizuar në vendin tënd?»
«Nuk kemi mundur akoma të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë por kjo është konkretisht e mundur.»
«Po tani? Ãfarë mendoni të bëni për tâu kthyer përsëri?»
«Pikërisht për këtë arsye jemi lidhur me ju. Do të kishim nevojë për një zgjidhje të mirë dhe të shpejtë lidhur me këtë problem të vogël.»
«Të vogël?» ia ktheu i Moshuari duke kërcyer në këmbë me një zhdërvjelltësi që të habiste. «A e kupton se çfarë po thua? Dritarja kohore është gati në kufirin maksimal. Duhej të ishit nisur tashmë dhe ti më thua se Theosi nuk është më dhe se praktikisht keni ngelur të bllokuar në tokë. Ãfarë duhet të bëjmë ne tani?»
«Bah, e nga ta di. Ju jeni të Moshuarit. Kemi besim se, me përvojën dhe mençurinë tuaj të jashtëzakonshme, mund të na ndihmoni që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme.»
Bashkëbiseduesi vajti të ulej duke u lëshuar rëndë rëndë mbi kolltukun e tij të butë ngjyrë gri, mbështeti bërrylat në tavolinën që kishte përpara, dhe vuri duart në mes të flokëve të bardhë dhe të gjatë duke qëndruar në heshtje absolute. Ndenji palëvizur për disa sekonda pastaj ngriti përsëri vështrimin dhe tha «Do të kërkoj mbledhjen sa më shpejt të Këshillit dhe do të vë në punë të gjithë Ekspertët tanë më të mirë. Shpresoj që të mund tâju jap shpejt lajme të mira» dhe mbylli bisedën.
Pasadena, Kaliforni â Budallai
«Kjo është gjithçka?» u shpreh tipi i shëndoshë, vërtet obez, ndërkohë që kqyrte pajisjen e çuditshme që mbante në dorë i riu budalla. «Mos më thuaj se na ke bërë të presim më shumë se një muaj për të parë këtë gjënë që ndriçon.»
Читать дальшеИнтервал:
Закладка:
Похожие книги на «Shkrimtari»
Представляем Вашему вниманию похожие книги на «Shkrimtari» списком для выбора. Мы отобрали схожую по названию и смыслу литературу в надежде предоставить читателям больше вариантов отыскать новые, интересные, ещё непрочитанные произведения.
Обсуждение, отзывы о книге «Shkrimtari» и просто собственные мнения читателей. Оставьте ваши комментарии, напишите, что Вы думаете о произведении, его смысле или главных героях. Укажите что конкретно понравилось, а что нет, и почему Вы так считаете.